• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Merkel telefonin për herë të parë Albin Kurtin nga karantina, ja për çfarë biseduan

by Java News
24/03/2020 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri Albin Kurti patën një bisedë telefonike, e para mes tyre që kur Kurti u bë kryeminister.

Siç bën me dije komunikata e kryeministrisë, gjatë bisedës ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon. Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend.

Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë.

“U diskutua edhe për luftën ndaj virusit Korona. Kancelarja premtoi se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize. Gjithashtu, u diskutua edhe mbi dialogun e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga qeveria e atëhershme. Kancelarja përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, kjo pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën që shkoi. Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Të dy besojnë se nuk duhet të ketë pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Kancelarja dhe Kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve”, përfundoi komunikata e Qeverisë.

Merkel u testua për koronavirus ditën e djeshme, ndërsa në orët e pasdites erdhi njoftimi se ajo ka dalë negative në këtë test. /e.s/

Next Post
Si të lidhësh 4 të sëmurë me Covid-19 me një respirator? Dy laborantë shqiptarë gjejnë zgjidhjen

Si të lidhësh 4 të sëmurë me Covid-19 me një respirator? Dy laborantë shqiptarë gjejnë zgjidhjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

January 28, 2026
Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In