• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkel: Shqipëria dhe Kosova s’kanë luftë civile, azilkërkuesit…

by
26/08/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merkel: Shqipëria dhe Kosova s’kanë luftë civile, azilkërkuesit…

Polemikat mbi çështjen e refugjatëve e emigrantëve, duket se kanë njohur një tjetër përshkallëzim të ri gjatë ditës së djeshme në Gjermani, ndërsa Selia qendrore e Partisë Socialdemokrate Gjermane në Berlin, është kërcënuar me bombë.

Kështu ka konfirmuar dje për “Der Spiegel”, Sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Yasmin Fahimi, e cila ka pohuar se në telefonin e SPD-së gjermane ka mbërritur një thirrje rreth orës 15.00 në të cilën dëgjohej një kërcënim për bombë. Partia e ka marrë seriozisht këtë kërcënim dhe të gjithë punonjësit e saj janë detyruar të evakuohen përkohësisht, derisa policia ka bërë verifikimet e nevojshme dhe ka siguruar se nuk është gjetur asnjë mjet apo lëndë shpërthyese. Më pas, ata janë kthyer në ambientet e punës.

Po ashtu, është evakuuar sipas “Berliner Morgenpost”, edhe një ndërtesë tjetër që i përkiste Bashkisë së Berlinit. Sipas “Der Spiegel”, gjithçka ka ardhur pas deklaratave të kreut të socialdemokratëve gjermanë dhe njëkohësisht, zëvendëskancelar i RFGJ-së e ministër i Ekonomisë, Siegmar Gabriel, i cili gjatë vizitës së tij të djeshme në Heidenau, pikërisht në vendin ku ndodhën edhe trazirat e dy ditëve më parë me sfond racist e antiemigrator, kishte folur me tone të ashpra kundër ekstremistëve të djathtë gjermanë. Gjithashtu, nga e njëjta seli, u konfirmua fakti se ishin marrë edhe shumë email-e kërcënuese, të cilat, sipas anëtarëve të SPD-së gjermane, janë sigurisht një shprehje e pastër e akteve politike ekstreme. Vetë SPD-ja deklaroi se nuk do të lëvizë asnjë milimetër nga qëndrimet e saj në lidhje me refugjatët, edhe pas kërcënimeve të fundit që i janë bërë, duke i dënuar ato me ashpërsi.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, deklaroi se nuk i duhej lënë shumë vëmendje publike të tilla kërcënimeve, duke e relativizuar disi ngjarjen. Po dje gjatë ditës, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë të hapur e të gjatë mbi 100-minutëshe, në një lagje të qytetit të Duisburgut në Gjermaninë Perëndimore, i banuar nga shumë turq e të huaj. Ajo ka pohuar, ndër të tjera, se situata me refugjatët e Europës, nuk është “dinjitoze” dhe se ata kanë nevojë për ndihmë.

Më tej, ajo ka theksuar se: “Serbia, Shqipëria dhe Kosova, nuk janë në luftë civile”, duke pohuar gjithashtu se janë vetëm tre deri në katër vende ato që po e ndajnë barrën e rëndë të refugjatëve mes tyre, nga 28 të tillë që ka Bashkimi Europian, çka, tha ajo, nuk është e drejtë. Në përfundim të bashkëbisedimit që u zhvillua në një hotel të qytetit, mediat gjermane kanë njoftuar se janë dëgjuar edhe thirrje kundër “zonjës së hekurt” dhe CDU-së gjermane. Kancelarja Angela Merkel e dënoi gjithashtu ashpër dhunën e treguar ndaj azilkërkuesve në qytetin lindor të Heidenaut, pranë Drezdenit, ku në përleshjet me tubuesit mbetën të plagosur dhjetëra oficerë policie.

Next Post

Niko Trimit i kthehet gruaja, por i djegin shtëpinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In