Gjermania do të lejojë që parqet e lojërave, kopshtet zoologjike, muzetë dhe kishat të rihapen, por me kusht ruajtjen e kufizimeve nga personat që do t’i vizitojnë.
Restorantet dhe ambientet e kujdesit ditor nuk janë shqyrtuar për hapje në këtë moment, tha kancelarja Angela Merkel të enjten pas takimit me kryeministrat e landeve gjermane, shkruajnë mediet e huaja.
Merkel ka deklaruar se lëvizje më të mëdha për të lehtësuar bllokimin e vendit do të vlerësohen në një mbledhje më 6 maj, kur politikëbërësit do të kenë të dhëna më të besueshme për efektet e hapave fillestarë që filluan në 20 Prill.
“Çështja nëse mund të udhëtoni në Evropë nuk është në rendin e ditës”, tha Merkel. “Ne kemi arritur shumë gjatë javëve të fundit, por për sa kohë që nuk ka vaksinë apo trajtim, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm.”
g.kosovari