• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merkel- Rama, konferencë shtypi, kancelarja “harron” 7 kushtet e Krischbaum

by Java News
28/11/2016 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Merkel dhe kryeministri Edi rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët shtypi në kuadër të vizitës zyrtare që kreu I qeverisë shqiptare po zhvillon në Berlin. Në fjalën e saj kancelarja Merkel ka nënvizuatr se reforma në drejtësi është mes 5 prioriteteve që ka shqipëria në rrugën e integrimit. “Bisedojmë sot në festën kombëtare të Shqipërisë, që është një vend i rëndësishëm në NATO. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt reformave. KE ka përmendur 5 prioritet. Gjermania ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë”, ka nënvizuar Merkel. Sic vihet re qartazi, Kancelaria gjermane ka folur vetëm për 5 kushte dhe jo për 7 siç artikuloi pak ditë më parë në Tiranë deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, i cili paralajmëroi mosnisje të negociatave të Shqipërisë me BE.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelaren për ftesën në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në ditën e festës kombëtare që ka sot vendi në 104 vjetorin e pavarësisë ashtu edhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. “Ndjehem i nderuar që më keni rezervuar vizitë zyrtare 3 herë rradhazi në këto tre vitet e fundit”, ka theksuar Rama.

Merkel: Përgëzime për raportin pozitiv të KE

 “Urime të përzemërta në ditën ndërkombëtare të Pavarësisë. Shqipëria është bërë partner i rëndësishëm, aleat i NATO me të cilën jemi të lidhur ngushtë. Ne konstatojmë sot se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjesore dhe që ndërmarre hapa në reforma. Komisioni Europian ndjek zhvillimet dhe në raportin e fundit e ka vlerësuar këtë zhvillim dhe unë e uroj kryeministrin Edi Rama për këtë zhvillim. Gjermania e mbështet Shqipërinë në përmbushjen e reformave. Janë përmendur 5 prioritete, ku spikasin, reforma, lufta kundër krimit dhe korrupsionit këto janë hapa të përhershme që duhen kryer dhe duhen  pasur dhe sjelljet që ka pasur Shqipëria, dhe unë besoj se këtu janë kryer gjëra të rëndësishme dhe duhet shumë forcë e guxim për të arritur në këtë rrugë. Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen z Rama!”, tha Merkel.

Fjala e Ramës

“Kancelare faleminderit për ftesën në 28 nëntor, Ditën e Festës tonë të Pavarësisë.
Në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në këtë moment të rrugëtimit drejt rrugëtimit drejt BE. Shqiptarët janë plotësisht mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë për Ballkanin, në procesin e nisur të Berlinit. Nuk iu them asgjë të re, se kjo situatë e re premtuese në rajon, gjë që ju e keni konstatuar. Procesi i integrimit, duhet të jetë sa më i ndershëm. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar.
Integrimi mundësi unikale për të demokratizuar shtetin shqiptar, të cilët meritojnë në paqe dhe siguri. Prandaj Shqipëria e mirëkupton kushtin për ligjin e Vettingut. Shqipëria kërkon nga BE të njëjtin luajitet që i ka shprehur BE. Me politikën e jashtme të orientuar nga BE dhe të brendshme drejt demokracisë.Ju siguroj, që sikur nuk e kemi shpërdoruar besimin që kemi marrë në Berlin në rrugën tonë, do të vazhdojmë t’i dërgojmë përpara reformat në mënyrë që më shpejt se vonë të jemi gati të bëhemi pjesë e BE” deklaroi Rama.

 

 

Next Post
Xhihadisti që u kap në Tiranë, Gjykata: Të ekstradohet në Maqedoni

Xhihadisti që u kap në Tiranë, Gjykata: Të ekstradohet në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In