Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shfaq sot gjatë një vizite në një përkujtimore të viktimave të policisë komuniste të Gjermanisë Lindore duke i dhënë fund pushimeve të saj dyjavore.
Vizita e Merkelit në ish-burgun e Stasi-t, në Hohenschoenhausen, në Berlin, ka si qëllim të përcjelli tek votuesit e Lindjes bllokun e saj politik konservator dhe njohjen e padrejtësive të kryera nga regjimi komunist, ndërsa vendi është duke u përgatitur për zgjedhjet kombëtare muajin e ardhshëm.
Kristiandemokratët e kancelares (CDU) dhe Unioni Kristiansocial (CSU) me bazë në Bavari kanë premtuar se do ta mbajnë Agjencinë e Stasi-t (BStU), që ruan dokumentet që lidhen me ish-burgun e Stasi-t dhe heton veprimet e policisë sekrete gjatë 41 viteve të sundimit komunist të Gjermanisë Lindore.
Gjithashtu, qeveria e Merkelit ka rezervuar fonde për restaurimin e kompleksit të burgut në Hohenschoenhausen.
I hapur në vitin 1951, burgu pasqyronte fuqinë dhe ndërhyrjen e tij të pashpirt në jetën e njerëzve në filmin dramë “The Loves of Others”, fitues i çmimit “Academy Award” në 2006 .
Më shumë se 11 000 të burgosur janë përballur me torturën fizike dhe abuzimin psikologjik në Hohenschoenhausen gjatë 40 viteve të operacioneve të tij. /b.d










