Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvillon sot një vizitë zyrtare në Poloni për të diskutuar me kryeministren, Beata Szydlo, lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni.
”Imigrimi dhe siguria do të jenë gjithashtu temë e bisedimeve”, njoftoi qeveri polake.
Marrëdhëniet mes Merkelit dhe Szydlos, e cila u bë kryeministre në nëntor 2015 kanë filluar me një atmosferë shumë të ftohtë.
Shkurtin e kaluar, Szydlo tha në një intervistë se Gjermania kishte dalë jashtë kontrollit falë politikës së dyerve të hapoura ndaj refugjatëve, të zbatuar nga kancelarja Merkel.
Merkel do të takohet edhe me Jaroslaw Kaczynski, liderin e partisë së djathtë ”Ligj dhe Drejtësi”./b.d