• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel-Macron, përballë Donald Trump

by A R
15/01/2018 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjendur në mesin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re, e për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka pllakosur vendin pas zgjedhjeve të shtatorit, Angela Merkel pritej gjerësisht ta anashkalonte grumbullimin vjetor të udhëheqësve globalë në Davos të Zvicrës.

Por arritja e një marrëveshjeje paraprake koalicioni me socialdemokratët mund ta bëjë kancelaren gjermane që të ndryshojë planet, e të udhëtojë drejt Alpeve zvicerane, ku t’i dalë në krah presidentit francez për atë që “EuReporter” e përshkruan si një “përplasje epike” me Donald Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të marrë fjalën në ditët e fundit të forumit. Shfaqja e Merkelit do të sinjalizonte rikthimin e saj në skenën botërore, pas muajsh të tërë boshllëku qeverisës të Gjermanisë, kohë përgjatë së cilës kancelarja është përpjekur të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes, e disa media gjermane e ndërkombëtare nxituan të përfitojnë nga situata për të dalë në përfundimin se forca e “gruas së hekurt” të Europës po venitej.

Kjo lëvizje do t’i lejojë gjithashtu, që bashkë me Macronin, duke përforcuar edhe njëherë të famshmin aks franko-gjerman, të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj reformimit të Bashkimit Europian pas largimit të Britanisë e për të mbrojtur vlerat liberale demokratike përballë politikës së Trumpit, “Amerika e para”.

Aktualisht nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, pasi po pritet rezultati i Kongresit të SPD-së në Bonn, të dielën e ardhshme. Konservatorët e Merkelit kanë përjashtuar mundësinë e ndryshimeve në ujdinë paraprake, që sipas raporteve në shtypin vendas, favorizonte më shumë Kancelaren dhe linjën e ndjekur prej saj./TCH/a.m.

Next Post
“Ngele me llap jasht o tkeqen nona”, ‘Ija’ e Besit ngacmon VIP-at në Instagram

"Ngele me llap jasht o tkeqen nona", 'Ija' e Besit ngacmon VIP-at në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In