• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel kritika Trump: As lufta ndaj terrorizmit nuk e justifikon vendimin për emigrantët

by A R
30/01/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Angela Merkel është e bindur se “as lufta e domosdoshme kundër terrorizmit nuk e justifikon ndalimin e futjes në një vend të personave nga vende dhe feve të caktuara”, kumtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert në Berlin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar të premten një dekret me të cilin ndalohet për 90 ditë hyrja në SHBA e shtetasve të Sirisë, Iranit, Irakut, Sudanit, Somalisë, Libisë dhe Jemenit. Ndërsa hyrja në vend e refugjatëve nga mbarë bota ndalohet për 120 ditë. Për refugjatët nga Siria është vendosur madje një ndalim i futjes në SHBA për një kohë të pacaktuar

Merkel ia kujton Trumpit konventën për refugjatë

Seibert the se kancelarja Merkel “shpreh keqardhje” për shkak të vendimit të presidentit Donald Trump dhe këtë ia ka thënë presidentit Trump edhe në telefonatën 45-minutëshe të ditës së shtunë. Konventa e Gjenevës për refugjatë parashikon që vendet të ofrojnë ndihma humanitare për pranimin e refugjatëve të luftës. “Të gjitha vendet nënshkruese të kësaj konvente janë të obliguara të respektojnë këtë konventë. Kancelarja gjermane ia ka shpjeguar këtë qëndrim presidentit amerikan edhe gjatë telefonatës së ditës së shtunë”, theksoi zëdhënës ii kancelares.

Qeveria gjermane do të “shikojë se cilat janë pasojat e vendimit të presidentit amerikan për personat me dyshtetësi dhe në raste të caktuara do të mbrojë interesat e personave të caktuar para partnerëve amerikanë”.

Pas komenteve të përmbajtura në fillim, edhe kryeministrja britanike Theresa May e ka kundërshtuar vendimin e presidentit Trump. Më parë May është kritikuar në vendin e saj për shkak të pohimit të saj gjatë qëndrimit në Ankara se SHBA e mbanë përgjegjësinë vet për politikën e saj ndaj migrantëve. Një zëdhënës i kryeministres tha se Britania e Madhe do të reagojë nëse këto dekrete i prekin edhe shtetasit e mbretësisë së bashkuar.

Irani: Vendimi i shkon për dore terroritëve
Minsitri i jashtëm i Iranit Mohammed Dschawad Sarif paralajmëroi Trumpin se ndalimi i futjes në këtë vend i personave nga shtatë vende myslimane i mbështetë ekstremistët në pohimet e tyre. “Diskriminimi kolektiv ndihmon terroristët për rekrutim, ndërsa demagogët ekstremistë do të përpiqen të forcojnë radhët e tyre”, tha ministri.

Menjëherë të shtunën ka reaguar edhe Ministria e Jashtme iraniane, e cila nuk ka lejuar asnjë shtetas amerikanë të futet në në këtë vend. Në vend kanë mundur të futen vetëm personat me vizë të rregullt.

Gjykatësja kundër Trumpit
Ministria për Mbrojtjen e Atdheut ka vendosur t’i nënshtrohet vendimit të gjykatëses federale Ann Donnelly, e cila ka konstatuar se asnjë prej personave të ardhur prej të premtes në SHBA nuk mund të dëbohet, nëse ka një vizë të rregullt për futje në këtë vend. Kundër ndalimit të futjes në vend të myslimanëve kanë paditur shumë organizata humanitare.

Por autoritetet theksuan se dekreti edhe më tej mbetet parimisht në fuqi. Dekretet e presidentit do të aplikohen në njërën apo formën tjetër edhe në të ardhmen. Qeveria amerikane ka bërë të ditur se do të anulojë vizat, në qoftë se cenohet siguria në vend. /DW/b.d

Next Post
‘Coca-cola’ pushton Korenë Veriore

‘Coca-cola’ pushton Korenë Veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In