Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për ndalimin e shamisë në Gjermani, duke thënë se “duhet të mos përsëritet kriza e refugjatëve”
Këtë Merkel e ka thënë gjatë shpalljes së kandidaturës së saj si kancelare, njofton “Independent”.
Ajo ka thënë se mbulesa që e mbulon tërë fytyrën (burka) duhet të ndalohet kudo që është e mundur legalisht.
Dimë që Gjermani aka pranuar rreth 890 mijë azilkërkues vetëm vitin e kaluar, pasi Merkel kishte vendosur në shtator të vitit të kaluar të pranojë emigrantët të cilët kishin arritur në Hungari nga Lindja e Mesme.
Numri i azilkërkuesve ka rënë ndjeshëm nga viti i kaluar në këtë vit, por qasja e Merkel për krizën e emigrantëve ka shkaktuar përçarje brenda partisë së saj.
“Një situatë si ajo në fund të verës së vitit 2015, nuk mund të përsëritet”, u ka thënë Merkel delegatëve të partisë në një kongres në qytetin perëndimor Essen./express