Pas shumë ditësh debate në mesin e kolaicionit të saj, Angela Merkel vendosi sot të shkarkojë nga funksionet e tij shefin e shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuar për marrëveshje të fshehtë me ekstremin e djathtë.
Në përfundim të një takimi mes kancelares dhe partnerëve të saj të CSU-së bavareze dhe të Partisë Socialdemokrate (SPD), qeveria njoftoi se Hans Georg Maassen nuk do të drejtojë më shërbimet sekrete të brendshme.
I mbështetur deri në fund nga ministri i tij, bavarezi Horst Seehofer, i cili përshëndeti kopetencat e tij, ai u emërua sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky zyrtar 55 vjeç ka qenë në mes të akuzave që prej 7 shtatorit. Në atë kohë ai kishte përgënjeshtruar ekzistencën e “ndjekjeve kolektive” të të huajve, të kritikuar nga Angela Merkel pas manifestimeve kundër migrantëve me kërkesë të ekstremit të djathtë në Çemniz, qytet në ish-Republikën e Gjermanisë Lindore.
Ai kishte garantuar gjithashtu në një video të publikuar në rrjetet sociale se këto deklarata ishin të pavërteta, ndërkohë që ato kishin qenë të vërteta.
Shefi i Zyrës Federale të Mbrojtjes së Kushtetutës (BfV) është akuzuar në mënyrë të përgjithshme për lidhje që gjykohen shumë të ngushta me partinë e ekstremit të djathtë AfD, që hyri në vitin 2017 në parlament duke përfituar nga frika e shkaktuar nga ardhja e më shumë se një milion azilkërkuesve që prej vitit 2015.
Media e akuzon Maassen se i ka dhënë kësaj lëvizje informacione konfidenciale, të cilat ai i ka përgënjeshtruar. /b.d