Merkel: Do të presim gjysëm milion refugjatë në vit
Zëvendësi i kancelares Angela Merkel, socialdemokrati Sigmar Gabriel njoftoi sot se Gjermania është e gatshme të presë 500 mijë refugjatë çdo vit “për disa vjet rresht”, siç saktësoi ai.
Deri në fund të këtij viti Berlini do të presë rreth 800 mijë refugjatë nga zonat e luftës në Siri e Irak. Por Gabriel theksoi se edhe vende të tjera të Europës së Bashkuar duhet të marrin përsiper sasi të caktuara refugjatësh. “Nuk mund të marrim një milion persona dhe t’i integrojmë sikur sa hap e mbyll sytë në shoqerinë gjermane”, u shpreh ai.