Napoli po kërkon t’i përgjigjet në distancë Juventusit që nesër pritet të zyrtarizojë afrimin e Cristiano Ronaldo-s. Së fundmi raportohet se skuadra që nënshkroi me Ancheloti-n është shumë pranë transferimit të “yllit” të Paris SG, Angel Di Maria. Argjentinasi është një njohje e vjetër e Carlo Ancelotti-t dhe sipas gazetarit napolitan, Livio Varriale, ka disa arsye që kjo marrëveshje të mbyllet shumë shpejt.
Kartoni i 31-vjeçarit vlerësohet 40 mln euro por për shkak se kontrata e tij me francezët skadon në verën e 2019 mund të dokordësohet edhe për më pak. Një detaj i rëndësishëm, që, duke iu bashkuar nevojës së PSG për të shitur disa nga yjet e ekipit, Napoli mund ta sigurojë pa shumë vështirësi Di Maria-n.
I vetmi problem paraqitet nga rroga e argjentinasit, i cili ka si menaxher Jorge Mendes, që ka folur kohët e fundit me Aurelio De Laurentiis për rinovimin e Ghoulam dhe për operacionin që duhet të kishte dërguar në Itali, Rui Patricio-n. Di Maria ka një rrogë prej 8 milionë eurosh në vit, por në ndihmë të Napoli-t, që do t’i ofrojë 5-6 milionë, mund të shkojë sponsori teknik i sulmuesit (Adidas).
ma.me











