• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merimangat e politikës

by Artur Ajazi
03/10/2023 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada të tjera, të fshihen (merimangat) “pezhishkat” nga manteli i saj. Moda e “pezhishkave” u fut pas 1992 në politikë, kur Sali Berisha vendosi të “mbretëroi” përjetësisht, dhe pas tij nisën të zvarriten pafundësisht deri në ditët tona merimangat e një politike destabilizuese. Rrjetat e “pezhishkave” të politikës së djeshme dhe sotme në Shqipëri do ti gjesh kudo. Në seli partish, ndertesa dhe institucione shtetërore, në biznese, shoqata dhe fondacione “të pavarura”, në media etj.

Ka ardhur koha e tyre, është koha e “pezhishkave”, që zvarriten përmes rrjetës së tyre nga njëra parti tek tjetra, duke ndërruar selitë, aleancat, duke shkëmbyer postet partiake, duke u afruar tek komisionet tenderuese, dhe duke ngatërruar gjithë dynjanë, për të arritur tek objektivi. Klasa politike në Shqipëri, ka krijuar rrjete të fuqishme “pezhishkash”, ndaj nuk realizohet as katharsis dhe as rrotacioni brënda partive. Të quajtura tanimë si “parti të vjetra” dhe “parti kryetari”, kryesisht partitë e krahut të djathtë në Shqipëri, funksionojnë dhe mbahen falë rrjeteve të merimangave.

Çdo kryetar partie në krahun opozitarist, mbijeton falë “pezhishkave” që ka rreth tij, në korridore, zyra, degë rrethesh, seksione, etj. Madje shumë prej tyre do ti gjesh sot edhe në bashkitë e socialistëve. Ata gjejnë “strehë” kudo, futen me marifete dhe i kthehen pa ndalur misionit të dhënë nga kryetari i përjetshëm. E para forcë politike që futi dhunshëm metodën e “pezhishkave” në partitë tona, ishte Partia Demokratike. Nuk kishte strukturë lokale apo qendrore, të mos kishte rrjetin e vet të “pezhishkave”, dëgjuesit, regjistruesit, transmetuesit, vepruesit, dhe komanduesit e vet. Në Shqipëri nuk konceptohet dhe nuk mund të funksionojë dot politika pa përfshirë rolin dhe rëndësinë e rrjetit të “pezhishkave”.

Ata janë si “oksigjeni” i selive partiake. Edhe rikthimi apo dhe “çimentimi” i postit të Sali Berishës si kryetar i përjetshëm i PD, është pikërisht produkt i “pezhishkave”. Doktori, i ka ngritur ato në sistem, dhe funksionojnë  mrekullisht nga seksionet deri në selinë qëndrore  të asaj partie. Mendo tani, si mund të kërkosh ribashkimin dhe ribërjen e Partisë Demokratike apo dhe partiçkave të tjera opozitare, kur gjithçka (madje dhe mënyra e të menduarit)  brënda tyre funksionon mbi parimin jetësor të  “pezhishkave”.

Ndoshta ky është mentaliteti i politikës së vjetër? Por fakti është se edhe “të rinjtë” brënda atyre partive, po e ndërtojnë mbijetesën politike pikërisht mbi “pezhishka”…

Next Post
“Sterilizimi”, ish-zëvendës ministri Rrjepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“Sterilizimi”, ish-zëvendës ministri Rrjepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In