• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Meri Shehu flet për muajin shtator: Dita kur duhet të bëni shumë kujdes dhe për sa kohë çiftet duhet ta harrojnë martesën

by Ardit Rada
11/09/2020 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia e njohur, Meri Shehu, lidhur me parashikimin e horoskopit për vjeshtën, dhe sidoemos për muajin e parë, shtatorin, u shpreh se kujdes duhet të kemi në datën 21 shtator, pasi këtu mendimet, idetë nuk do gjejnë një zgjidhje, por çështjet shëndetësore, çështjet ligjore do të marrin pak vështirësi, humbje, kontradikta, strese, paqartësira.

“Por ajo që dua të theksoj është edhe data 15, ku Afërdita në Luan do të bëjë në katërkëndësh me Uranin në Dem”, tha astrologia.

Meri Shehu foli më specifikisht për disa nga shenjat e zodiakut:

“Vjeshta ka hyrë me nota të mira romantike se kishim një Hënë të plotë në shenjën e Peshqëve dhe e ndjen fillimin e Shtatorit disi me romantizëm”.

“Këto ditë na ka ndryshuar edhe pak mënyra e të menduarit sepse Mërkuri është futur në Peshore dhe ne duam të gjejmë një lloj ekuilibri me të tjerët në komunikim, në bashkëpunime, në martesë dhe kjo na ka futur në një ritëm të këndshëm, i duam ngjyrat, e duam skenografinë e bukur”.

“Afërdita është futur në Luan, kjo do na rrisë më shumë shijet, do duam shije më të veçanta, të shtrenjta, do duam dashurinë ta shijojmë, por kemi ca pikëpyetje dhe ngërçe edhe gjatë Shtatorit që mund të na shoqërojnë gjatë gjithë vjeshtës.

E ftuar te emisioni i pasdites në tv Klan, ajo u pyet nga Rudina Magjistari se  cila është data më e rëndësishme që kemi përpara, të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të mos e harrojmë?

“Do jetë data 21,” – tha Meri, – “sepse Mërkuri në shenjën e Peshores do të bëjë një katërkëndësh të vështirë me Plutonin nga Bricjapi. Këtu mendimet, idetë nuk do gjejnë një zgjidhje, çështjet shëndetësore, çështjet ligjore do të marrin pak vështirësi, humbje, kontradikta, strese, paqartësira”.

“Por ajo që dua të theksoj është edhe data 15, ku Afërdita në Luan do të bëjë në katërkëndësh me Uranin në Dem. Kjo do jetë një periudhë e paqëndrueshme në çështjet erotike ose njerëzit që deri në mes të Shtatorit do të duan të jenë të ngopur erotikisht ose të gjejnë diçka të bukur, këtu do vihen në dilema ose do ndjejnë një largësi të papritur nga partneri ose nga partneria”.

Lidhur me martesat, mbi parashikimin që rezervojnë yjet, Meri tha:

“Edhe një gjë shumë e rëndësishme, Marsi është kthyer që nga dje në shenjën e Dashit i kundërt dhe do na shoqërojë për dy muaj”.

“Por Marsi është edhe planeti arsenik i energjisë mashkullore, por është edhe planeti i energjisë në përgjithësi. Kështu që për këto dy muaj do ndjejmë një mungesë motivimi, një padëshirë për të vepruar ose kur jemi një stacion që duam të bëjmë gjërat por nuk po i bëjmë dot. Për një 2-mujorsh ata që u martuan bënë mirë që u martuan, por ata që duan të martohen prapë ta mendojnë”.

Next Post
Kriza politike në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim do të koordinojmë punën

Kriza politike në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim do të koordinojmë punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In