• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mërgata e Qyqes dhe lufta mes të humburve

by Frrok Çupi
04/06/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Atëherë ishin shumë qyqe, ç’është e vërteta. Sipas shkrimtarit ata ishin nga Balli, nga Legaliteti, nga spiunazhet, nga tipat në hasmëri për vrasje… Kjo ishte arsyeja pse Nasho Jorgaqi, librin e tij e titulloi ‘Mërgata e Qyqeve’, ngaqë ishin disa qyqe.

Bruksel, vitet 1945-1950.

Edhe tani po në Bruksel, veçse me daltimin se ka mbetur vetëm një qyqe. Kësaj here ishte vetëm Sali Berisha.
Ky, shumë i ngjashëm me ‘qyqet’ e viteve 1945- 1950.

Ndërsa të parët u qyqëzuan duke u arratisur nga atdheu me pretendimin se ‘do të shpëtonin Shqipërinë’ që nga Brukseli. Thanë a nuk thanë njëmijë të zeza në atë vend. Derisa meshkujt u panë që nuk dilnin nga shtëpia për të shkuar në punë nëse nuk do të gjenin nga dy gra që ta vinin në mes. Ia dhanë gjithë Brukselit se ‘na jena shqiptarë, bre, e të vrasim në mes të rrugës. Veç në kofsh i rrethuem me dy gra, atëherë nuk të kap pushka”.

Shenjë e njerëzve ‘të egër’, u tha në media.

Dje, Sali Berisha, edhe ky një malësor që është gati të hidhet me parashutë kundër Shqipërisë, u vu më mes të dy zonjave, njëra Albana Vokshi në karrigen ngjitur dhe tjetra në Amerikë, Evi Kokalari, që i thërriste nga Uashingtoni: ‘O Sali, po na e përdhos flamurin”.

Sali Berisha me totemin e pulës së pjekur në vend të flamurit kombëtar, u hyri sharjeve dhe nxirjeve për atasheun ku i kishte rënë koka. Çfarë nuk tha: ‘’Narkoshtet’, ‘vend bandash’, ‘çerdhe kriminelësh’. Dhe në fund përdori një fjalë nga turqishta: ‘Sakën se e pranoni Shqipërinë në BE’. Brukseli kishte parë trima shqiptarë të mërgatës të veshur me fustane grash, por nuk kishte dëgjuar kurrë se një njeri normal të derdhej në Bruksel e të shante vendin e tij. Edhe ata dy a tre vetë që ndodheshin në sallën e vogël, u ngritën e ikën.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Marta Kos, pa e ditur aspak se çfarë ishte ky ‘Sali Ramë Bubrrec Berisha’, mbajti një deklaratë dhe tha se Shqipëria ka bërë shumë përparime në drejtim të pranimit në BE, dhe prandaj i përshpejtohet koha edhe një vit. Dmth në vitin 2029 jemi në BE.

Ndërsa qyqja ‘qyqe vetëm’, thuhet në një fjalor bisede mes grash.

Tani, në këtë epokë është shumë e thjeshtë me këtë lloj njeriu. Më në fund, një qyqe është. Atëherë në Mërgatën e Qyqeve u desh zgjidhje ‘alias heroike’. Një agjent i dyfishtë dhe legjendar, Kim Filbi, i propozoi Brukselit dhe Uashingtonit një zgjidhje për qyqet: ‘Jepuni ca pushkë, dërgojini në vendin e tyre me aeroplanë dhe të vrasin njëri tjetrin atje’. Kështu ka ndodhur vërtet.

Dhe kështu u shuan ata të Mërgatës.

Saliu nuk është kthyer akoma, por me siguri kthehet pa parashutë. Këtu e presin të tijtë. Të tijtë quhen fëmijët që nuk janë me barkun bosh si fëmijët e ‘Qyqeve’ të Brukselit. Fëmijët e Saliut kanë në Bruksel vilë e apartament. Të tijtë quhen edhe ata nën ballkon, që në fakt ka zbuluar se brenda tyre ka agjentë. Të tijtë nuk janë ata që familja avokatore i quajti ‘gay apo lesbikë’; këta janë të përjashtuar. Të tijtë janë deri më sot ata që nuk i kanë dalë kundër deri më sot. Të tijtë nuk janë ata që u ndanë. Të tijtë nuk janë as aata që fituan, sepse vetëm Saliu quhet i fituar; të gjithë të tijtë janë të humbur.

Lufta bëhet mes të humburve. E ç’do t’i bëjnë këta Shqipërisë…, me nder ashtu!.
Para se Saliu të nisej me avion nga Brukseli në Tiranë, njoftoi avokatin e tij familje që të lëshonte alarmin për vrasje.

“Beteja me ta sot është më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Lufta eshte e shpallur! Bujrum! G. 02/ Qershor 2025”: shpallja e avokatit”.

Tani pritet o rrëzimi me parashutë sipas këshillave të Kim Filbit; ose ta vrasin në aeroport. Por të tijtë, ama. Saliut i kujtohet viti 1996 kur nxori gangsterët në aeroportin e Rinasit për të vrarë kryeministrin e tij…
Prapë mes të tijve.

Next Post
Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias në Itali, laboratorët të mbushur me substanca kimike 

Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias në Itali, laboratorët të mbushur me substanca kimike 

Comments 1

  1. ccc says:
    10 months ago

    Frrok mos harroni, se bashku me Meron, Minxhozin e Bolinon keni nje mision patriotik e kombetar. Jeni te mrekullueshem!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In