• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mercenarët kockalëpirës

by Namir Lapardhaja
31/10/2023 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Seanca e fundit plenare dhe shfaqja të nesërmen në dyert e komisionit të etikës, nxorri në shesh hallin e madh dhe rrugën pa krye ku janë katandisur grupi i deputetëve që kanë futur turinjtë dhe po hanë në helmetën e përmbysur që u ka nxjerrë përpara Sali Berisha.

Të pacipët që do duhej të artikulonin qëndrime politike, janë shndërruar në një garnizon paramilitarësh mercenarë kockalëpirës të neveritshëm.

Njerëzit presin politikë. Mercenarët kockalëpirës u dhurojnë njerëzve pikërisht atë që njerëzve nuk u duhet aspak, parapolitikë mercenariste.

Kur shqiptarët shpresojnë ndryshim, mercenarët kockalëpirës e bllokojnë ndryshimin me të vetmen mënyrë që dinë. Duke u përpjekur t’u ngjajnë budallenjve ajnshtajnianë, racës që shpresojnë të marrin rezultate të ndryshme nga i njëjti veprim i përsëritur.

Ndërkohë që demokratët i kanë votuar për t’i përfaqësuar, mercenarët kockalëpirës ngjiten pas kolltukut me tutkall të pashqitshëm nga ai që marangozi ka ngjitur kolltukun.

Ndërkohë që kërkohet seriozitet, mercenarët kockalëpirës dhurojnë spektakël të pështirë sipas midesë së soc-filmave të kërrupshëm me burokratë qesharakë të diktaturës që e dinë se pas pak do përfundojnë nëpër katunde me baltra prej nga s’dihet pas sa vitesh do kthehen, nëse nuk do burgosen ose pushkatohen.

Për të pasur një përfytyrim më të qartë të militantëve kockalëpirës mund të thuhet pa hezitim se ata janë ekzakt si i duhen Edi Ramës. Si një tas me kos plot me drithra grurë e tërshërë nakatosur me qumësht, të cilin çdo mëngjez Edi Rama nuk e ha me lugë, e as me garuzhde, por e kthen me eks, i fut një gromësimë, dhe niset për punë.

Në mungesë të alternativës, të paqartë në qëndrime dhe në atë që kërkojnë, se aq ment kanë, mercenarët kockalëpirës kanë nga një hall të fshehtë.

Hallin më të madh e ka shefi i mercenarëve kockalëpirës, Sali Berisha.

Kullaxhiu në hall, do të bëjë sa më tepër rrëmujë, mundësisht zjarrin Shqipërisë, se ka eksperiencë, por nuk mundet. Kjo pamundësi nuk e çmend, as nuk e lë pa gjumë, se i pagjumë është prej vitesh, por e lodh, e sfilit, e shkoqit si kalli misri.

Ai shpreson se zallamahia e servilave që i shkojnë pas do e nxjerrin pa lagur nga deti i hajdutllëqeve.
Shpreson kot. S’ka për të ndodhur.

Në kushtet ku ndodhet sot vendi, është për të ardhur keq që e vetmja alternativë opozitare që u ofrohet njerëzve është banaliteti i turpshëm i të zgjedhurve që janë mandatuar dhe paguhen nga lekët e taksapaguesve për të bërë ligje, ndërsa ata bëjnë llogje.

Jo vetëm që jemi larg asaj që kemi pritur të ndodhte, por këta centaurë që shfaqen herë si politikanë dhe herë si gangsterë, nuk kanë asgjë të përbashkët as me të paktën minimalen, urtësinë, njerëzillëkun, që do duhej të përcillnin në publik.

Ky anormalitet nuk është as i ri as i rastësishëm.

Janë tashmë të panumurta rastet kur politikëbërësit mercenarë kockalëpirës shfaqin cilësitë më kafshërore të tyre, duke mos transmetuar asnjë fije ndërgjegje politike dhe përgjegjësi institucionale për t’i dalë për zot besimit që u kanë dhënë zgjedhësit.

Mesa duket, kështu do vazhdojë sa kohë “baba” u hedh nga një kockë haxhiqamilëve të vonuar, mercenaristëve kockalëpirës.

Next Post
Anëtari i KK të PD: Berisha ka bashkëpunuar me bandën Bajri për vota e me një eksponent të lojërave të fatit në Patok, ka foto

Anëtari i KK të PD: Berisha ka bashkëpunuar me bandën Bajri për vota e me një eksponent të lojërave të fatit në Patok, ka foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
Sot dua të flas italisht…

Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë…?

February 11, 2026
Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

February 11, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In