Ministri Lavrov deklaroi sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Lidhur me këto deklarata të kreut të diplomacisë ruse, ka reaguar ish kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko.
“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.
/a.r