Kur përmëndet marka e njohur e automjeteve Mercedes, luksi nuk vihet asnjëherë në dyshim.
Seria më e fundit, Mercedes-Maybach S650, e çon luksin në një tjetër nivel. Imazhet e mëposhtme ju shfaqin Mercedesin Kabriole S650, ku do të prodhohen vetëm 300 makina, 75 prej të cilave do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
S650 ka një motorr 6.0-litër dy-turbo V12 që prodhon 621 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e makinës arrin 250 km/h.