Kampionia e Formula 1 për Konstruktorët “Mercedes” ka konfirmuar se është e interesuar në shërbimet e kampionit të dyfishtë botëror Fernando Alonso nga McLaren si zëvendësim për Nico Rosberg, i cili e përfundoi karrierën.
Kampioni botëror Rosberg javën e kaluar papritur njoftoi se u tërhoq, kurse Mercedesit tashmë i duhet sa më shpejt të jetë e mundur për të rekrutuar një pilot të ri në mënyrë që të përgatitet me makinën për testimin para-sezonal që fillon në shkurt.
Të gjithë pilotët me përvojë dhe cilësi janë nën kontratë për sezonin e ardhshëm, por Mercedes po përballet me probleme.
“Ne duhet të marrim parasysh Fernandon. Ai është një pilot të cilin unë e respektoj shumë, një kombinim i talentit, shpejtësisë dhe përvojës. Ai i ka të gjitha. Por, ka një kontratë me McLaren dhe ne duhet të shohim se çfarë opsione të tjera që kemi,” tha drejtori Toto Wolff për Mercedes Sky Sport.
Kreu i McLaren ZEK Braun tha se ekipi nuk ka ndërmend të largojë Alonson, i cili sezonin e ardhshëm hyn në vitin e fundit të një kontratë tre-vjeçare, citohet BETA. (b.an)