• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meqë ra fjala për lirinë e fjalës: “Nuk e dua, vëlla; as që dua të flas!”

by Frrok Çupi
29/03/2023 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Një krim i vërtetë ka ndodhur para dy netësh. Më keq se krim: Turp për ata që qëlluan me armë mbi selinë e Top Channel; vranë një njeri, por mund të kishin vrarë 25. Deri në atë moment selia e bukur si një diamant, po gumëzhinte nga gazetarë.

Çfarë ndodhi deri sa zbardhi dita?

U dha alarmi se ‘u vra liria e fjalës’. Shumë e rëndë. Alarmi është varur në çdo pemë e në çdo portë, s’ke nga kalon. A ishte vërtet liria e fjalës brenda në atë godinë? Ose, a ndodhet fjala e lirë në selitë e fjalës së lirë? … A ndodhet Jezusi në kisha apo Muhamedi në xhami?…, më vjen të pyes pas kësaj që ndodh me shtëpitë. Sa pyetje të vërteta dhe të tmerrshme na vijnë në kokë. Meqë ra fjala për lirinë e fjalës, e sidomos për një nga shtëpitë e lirisë së fjalës që ka vendi ynë…, prandaj na zgjohen edhe dilema. Katolikët e guximshëm që duan të flasin ‘hidhur’ mbi besnikërinë e shtëpisë së Jezusit, tregojnë për Zotin që zbriti nga qielli e donte të bënte vakanca. “O!, shumë mirë mund ta kaloj në Vatikan, të paktën aty as vjen Jezusi të më marrë kohë!’, tha i Plotfuqishmi.

Kështu është me Shtëpinë e Lirisë. Aty ku thuhet se strehohet liria, aty nuk ka ‘Jezus’.  Liria nuk ka shtëpi. Por për fat të keq, liria e fjalës është marrë robinë, është futur në disa ndërtesa ‘të shenjta’ dhe aty dhunon botën përjashta. Shtëpitë mund të jenë shndritëse, siç është selia e Topit, por mund të jenë edhe disa pishina, në bunkerë apo banja. Shtëpitë e Lirisë po përdoren për të fshehur krimin, ose vetë censurën, ose vetë dhunën kundër njeriut të lirë. Nuk e di pse po kthehen në kult! Të thotë njeriu ‘çomë zot të bie dëshmor te shtëpia e fjalës së lirë’! Autorët e aktit të rëndë kundër Topit, për të cilët ndjejmë neveri, ku u vra një burrë.., ata duhet të kapen menjëherë dhe të dërgohen para Drejtësisë. Po e përsëris, po deshët, njëmijë herë. Mund të mos kenë ndonjë lidhje me ‘lirinë e fjalës’, dhe shpresoj të mos kenë. Se ndryshe do të hanim veten me dëshpërim: ‘Pse vallë, kaq të çmontueshëm e paskemi kurmin tonë qytetar ne- ‘homo- sapiensa’ që rrojmë në këtë rrip toke? Domethënë aq të çmontueshëm jemi saqë dy njerëz, në mesnatë, marrin armët e na hedhin përtokë të gjakosur lirinë e fjalës?

Ndoshta luajnë të gjitha palët me ‘lirinë e fjalës’. Luajnë këta që vajtojnë këtu, ata që i afrohen  shtëpisë së fjalës me qëllim që të fitojnë ndonjë gjë në Parti, luajnë edhe disa të tjerë nëpër Europë që shkruajnë ‘me trishtim’ para se të kuptojnë çfarë ka ndodhur. Sikur të mos kishte ndodhur kjo vrasje, kushedi sa vetë do të mbeteshin pa përfitime. Në fakt liria e fjalës as që vritet kurrë me plumb. Lirinë e Fjalës e vret fjala. Që parmbrëmë kur ndodhi ngjarja në Yzberish, po na gjëmojnë veshët, minutë për minutë, germë për germë, ekran më ekran…. Nuk ka lajm tjetër, asgjë. Kjo është dhuna e parë që e ndihmon edhe shteti e që vjen nga brenda ‘fjalës së lirë’. Pastaj vjen dhuna e lajmit të rremë, këtu te ne ky ka shpërthyer si një ‘moral i pastër’. Ndërsa në botë lajmi i rremë po deformon rendin botëror; në luftën Rusi- Ukrainë konsiderohet si ‘bomba më e keqe’. E dini sa dhunë të rëndë ushtrojnë ‘shtëpitë e mediave’ kundër lirisë së njeriut? Nëse të shpif një media, ti kurrë nuk mund ta gjesh të drejtën. Nëse media të gjen  një gjysh tjetër, ti përjetë mbetesh nipi i të pavërtetit. Pas ‘fjalës së lirë’ të shtëpisë, nuk ka më as gjykatë, as shtet, as kanun, as ilaç.  Gjykatat varin veshët para ‘Fanes’, për shembull, që ka një nga ‘shtëpitë’ dhe që ka një ushtri me shpifës. Edhe vetë gazetarë të ‘fjalës së lirë’ kanë vila si Fania.

Gazetarët që punuan dhe u vranë për fjalën e lirë as kishin shtëpi, as mure, as roje, as dhunë. As Ali Uka i vrarë në vitin 1995, nuk kishte shtëpi;  as Zamir Dule që u dhunua në ‘shtëpinë e fjalës’1997, e tani po verbohet në vetmi…Ata mbetën atje pa asnjë kujtesë. Të tjerët nuk kanë pse thonë se ‘i përkasin fjalës së lirë’. A ia vlen që të bëjmë sikur duam ‘lirinë e fjalës’? Ndoshta ia vlen më mirë t’i thuash fjalës: ‘Rri atje ku je, në vilë, unë jam njeriu!’. Siç ma bëri mua një tip demokrati në vitin 1991, kur flisnim para turmave dhe përhapnim demokraci. “Çfarë na thua!?- mu drejtua i njohuri im në mitingun elektoral të Mamurrasit- Lirinë e fjalës!? Po ti e di se unë nuk flas, dy fjalë në ditë them! Nuk e dua atë; çfarë na sillni tjetër gjë?!’, në Demokraci, tha.

Next Post
“Rritja e pagës minimale, pozitive”/ Civici: Por mund të sjellë efekt bumerang

Përballja me profesionet e të ardhmes – për çfarë duhet të përgatitemi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In