“Meqë më arrestove me drogë, eja bëjmë një selfie bashkë”
Në kohën e rrjeteve sociale dhe telefonave të mençur, pothuajse askush nuk e humb mundësinë që të bëjë një selfie të paharrueshme. I tillë është edhe 20 vjeçari Gilbert Phelps, që me sa duket është shumë i dhënë pas mediave sociale. Phelps, ka bërë një selfie teksa një oficer policie po e arrestonte për mbajtje të lëndëve narkotike. Por, si duket edhe polici ishte dakort për këtë foto.









