• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mënyrat sesi të dalloni orizin plastik nga Kina

by Java News
11/11/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina mbetet prodhuesi më i madh në botë i orizit. Ky vend arrin të mbledhë mbi 200 milion ton oriz në vit dhe një pjesë e madhe e kësaj sasie eksportohet në mbarë botën.

Konsumatorët dhe veçanërisht amvisat kanë të drejtë të alarmohen sipas raporteve më të fundit që hedhin dritë mbi fshehjen e pesticideve të përdorura në kultivimin e orizit nga Kina. Por një raport i Korea Times ka hedhur dritë mbi manovrat e falsifikimit të këtij produkti si edhe ka treguar se orizi tanimë po përgatitet edhe në mënyrë artificiale. Në Kinë orizi po prodhohet artificialisht duke përzier niseshten e patates me një material toksik plastik fillimisht në formën e rrëshirës sintetike duke i dhënë formën e kokrrës së një prej produkteve më të konsumuara në botë. Këto kokrra jo natyrale më pas vihen në avull dhe artificialisht u jepet aroma e orizit që ne njohim. Mjekët e kanë nënvizuar shpesh rrezikun që vjen nga konsumimi i këtij produkti artificial. Në tre pjata oriz gjendet aq shumë plastikë sa me të mund të krijohet një qese e mirëfilltë nga ato të pazarit. Alarmuese apo jo?! Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore, EFSA, publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla.

Në vitin 2013, Parlamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi. AgroWeb.org do t’ju mësojë disa hapa të thjeshtë se si të kuptoni nëse orizi është natyral apo plastik.

Metoda e Ujit Hidhni një lugë gjelle me oriz të pagatuar në një gotë me ujë të ftohtë dhe përzijeni në mënyrë të vazhdueshme. Nëse kokrrat e orizit do të zhyten në fund të gotës atëherë orizi është natyral. Nëse kokrrat qëndrojnë në sipërfaqe, atëherë kini kujdes!

Metoda e Flakës Përpiquni t’i vëni flakën kokrrave të orizit duke përdorur një shkrepëse ose çakmak. Nëse kokrrat marrin flakë menjëherë dhe digjen duke lëshuar erën e plastikës… atëherë ja ku e keni përgjigjen. Hidheni orizin menjëherë në plehra!

Metoda e Thërmimit Merrni një enë dhe thërmoni dhe shtypni kokrrat e orizit deri sa të kthehen në një pluhur të njëjtrajtshëm të bardhë. Nëse keni të bëni me oriz plastik, pluhuri i orizit do të jetë me ngjyrë të verdhë, raporton oranews.

Metoda e Mykut Nëse dëshironi ta dini me siguri nëse orizi që keni blerë është i pastër nga plastika dhe i sigurt për konsum, atëherë vendosni disa kokrra në një enë të izoluar mirë dhe lëreni enën në një vend të ngrohtë. Pas disa ditësh, orizi normal zë myk. Plastika nga ana tjetër nuk myket kurrë./a.k

Next Post
The Guardian: Si i dëboi Serbia paramilitarët rusë që donin të vrisnin Gjukanoviçin

The Guardian: Si i dëboi Serbia paramilitarët rusë që donin të vrisnin Gjukanoviçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In