• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mënyra se si flini me partnerin tregon shumë për lidhjen tuaj

by
28/09/2015 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mënyra se si flini me partnerin tregon shumë për lidhjen tuaj 

Gjatë gjumit, ju dhe partneri juaj, a flini në pozicion si të lidhur mes vete apo si dy palë lugë? Secila nga këto pozicione tregon diçka për lidhjen tuaj dhe ju do të befasoheni kur ta kuptoni se cilat shenja tregojnë se kur një çift është i lumtur apo se kur është në telashe.

Ekspertët thonë se gjuha e trupit tonë kur ne jemi në gjumë tregon shumë për mendjen tonë të pandërgjegjshme, e deri tek ajo pikë ku ne mund të shfaqim se si ndjehemi vërtetë për partnerin tonë.

s1 s2

Në pozicionin e parë të shfaqur tregohet pozicioni klasik i “lugës” në dy mënyra, më i ngushtë dhe më lirshëm.

Pozicioni i “lugës” në përgjithësi konsiderohet si shenjë e një çifti të lumtur, dhe thuhet se shumë çifte flenë duke qëndruar përball njëri me tjetrin.

Një psikologe e marrëdhënieve, Corrine Sweet, ka thënë më herët për DailyMail se vetëm 18% e çifteve në të vërtetë preken me njëri-tjetrin gjatë pozicionit të “lugës”.

Corrine e ka përshkruar pozicionin e “lugës” si “pozicion tradicional” i cili e ekspozon një dinamikë ku njëri partner e mban një qëndrim mbrojtës ndaj partnerit tjetër.

Ndërsa ekspertët tjerë e përshkruajnë këtë pozicion si seksual dhe si pozicion i besimit.

Sidoqoftë, jo vetëm që pozicioni i “lugës” gjatë fjetjes është shenjë e një çifti të lumtur, por mos fjetja në pozicion të lugës mund edhe të jetë si shenjë e problemeve mes çiftit, e sidomos problemeve me seks.

Ekspertja e seksit Tracey Cox, ka thënë për DailyMail se pak çifte përqafohen ose preken me njëri tjetrin gjatë gjumit nëse janë të irrituar seksualisht ose të mërzitur.

Ajo ka shtuar se partneri i cili nuk është i etur për seks brengoset se çdo shenjë e dashurisë mund të interpretohet si ftesë për të bërë seks, ndërsa partneri tjetër e kupton mesazhin dhe çdo prekje është e paftuar.

s3

Gjithashtu një tjetër gjë e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj është të fleni lakuriq.

Kontakti lëkurë me lëkurë është i njohur për lirimin e hormoneve oxytocin në trurin tuaj, e që ndihmon në lirimin e stresit por edhe mund të rrit performancën tuaj gjatë seksit.

hehe

back

Edhe pse vetëm 8% e çifteve flenë në këtë pozicion, Corrine ka thënë se ky pozicion është kompromis mes intimitetit dhe privatësisë, duke lejuar më të mirën e të dy botërave.

Por edhe pse ky pozicion mund të duket si pozicioni më pak intim për të fjetur bashkë, ky pozicion në fakt është një prej pozicioneve që tregon shenja se lidhja juaj është shumë e shëndetshme.

Sa i përket këtij pozicioni Corrine ka shtuar se ky pozicion është një shenjë se çifti është i lidhur dhe janë të sigurt me njëri-tjetrin, ky pozicion tregon afërsinë me njëri-tjetrin dhe privatësinë në lidhje.

23% e çifteve dëshirojnë të flenë ndaras, me fytyrë në drejtime tjera por shpinat duke i prekur me njëri-tjetrin, dhe kjo jo vetëm që është shenjë e një romance të re por edhe tregon një balanc të mirë të lidhjes.

h1 h2

I përdorur nga vetëm 4% e çifteve, Corrine thotë se kjo metodë pasqyron një dashuri prekëse dhe pasionante.

Një partner i cili lidh këmbët me partnerin tjetër është në nevojë për një lidhje seksuale ose emocionale, por edhe mund të ketë kuptimin se jetët tuaja janë të ndërlidhura dhe se ju funksiononi si një ekip e jo si individ.

Gjithashtu ekziston edhe pozicioni ku njëri partner zë pjesën më të madhe të shtratit, dhe kjo mund të jetë si shenjë egoizmi e atij partneri.

Pozicioni, siç e quan Corrine “superheroi” përshkruhet si një pozicion ku njëri partner e dominon pjesën e madhe të shtratit, ndërsa partneri tjetër ka rol dytësor.

Next Post

Shkodër, tifozët e Vllaznisë në protestë: Të ikin drejtuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

January 25, 2026
4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

January 25, 2026
Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

January 25, 2026
Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

January 25, 2026
Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

January 25, 2026
Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

January 25, 2026
Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

January 25, 2026
“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

January 25, 2026
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

January 25, 2026
Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In