• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mënyra më e mirë për ta shkatërruar një armik është ta bësh mik!

by Linda Karadaku
10/07/2017 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Nuk ka as miq dhe as armiq të përhershëm në politikë, për më tepër nuk ka miq fare, ka thjeshtë interesa që të bëjnë bashkë ose të ndajnë me njeriun, politikanin, partinë politike, elektoratin apo këdo tjetër që ke përballë që përfaqëson diçka të madhe, kolektive, të rëndësishme në një komunitet, në një vend, në rajon, në Evropë apo në botë. Politika nuk është miqësi, është thjeshtë partneritet (kur ka partneritet), vasalitet, (në shumicën e rasteve) ose dashuri-urrejtje, siç k ndodhur pothuaj gjithmonë në politikën shqiptare.

Këtu qëndron edhe gabimi që ka goxha kosto për politikën dhe politikanët, por shumë më tepër për shoqërinë. Nëse e trajton kundërshtarin politik, si kundërshtar, jo si armik, ke gjithmonë mundësi të lësh hapur mundësi bashkëpunimi dhe partneriteti në një kohë tjetër, në një katër-vjeçar tjetër, apo ndoshta edhe në një kohë pak më të gjatë. Nëse e sheh dhe konsideron si armik, thjeshtë I ke mbyllur dyert vetes dhe atij, duke mos lënë mundësi të ndërrosh kartat e lojës atëherë kur të duhet. Nëse e sheh dhe konsideron bashkëqeverisësin ose bashkë-politikanin si mik dhe jo si partner në punë (politika duhet konsideruar si punë, si profesion që kërkon aftësi të jashtëzakonshme për të qenë I suksesshëm), atëherë e ke humbur, edhe mikun, edhe politikën.  Mënyra më e mirë për ta shkatërruar një armik është ta bësh mik, ka thënë Abraham Linkoln.

Rregulli tjetër I artë është se në këtë botë vijmë vetëm, si individë, dhe ajo që na bën bashkë në grup apo komunitet është nevoja e përbashkët, në rastin konkret, dashuria për familjen dhe më të dashurit dhe interesi në rastin e politikës. Kjo do të thotë që në politikë, secili luan dhe ka të drejtën e Zotit të luajë lojën e vet, pavarësisht nga miqësitë, dashuritë apo partnerët. Dikush fiton, dikush humbet, dhe kjo, qoftë, fitore, qoftë humbje, më së shumti, ndodh për shkak të lojës së secilit. Nuk ta bën dot askush atë që I bën vetes. Mungesa e strategjisë ose strategjia e gabuar kanë kosto dhe shumë të madhe madje.

Për ta kthyer gjithë përsiatjen në terrenin shqiptar, që nga dimri I këtij viti dhe në vazhdim, kanë ndodhur kaq shumë zhvillime, sa kemi prirjen për të harruar hapat që çuan në situatën aktuale dhe që besoj se do vazhdojnë duke prodhuar situata edhe më të paparashikuara dhe risi në politikën shqiptare. Loja u luajt nga të gjithë lojtarët politikë, secili në profilin e vet, sipas mendësisë së vet, sipas staturës së vet dhe veçanërisht, bazuar në kartat që I kishte në dorë ose I ranë për pjesë.

Më interesantja, loja Rama-Basha, vulosi rezultatin e zgjedhjeve, qoftë për shkak të krijimit të një lloj paqe sociale midis dy partive kundërshtare-armike prej pothuaj tre dekadash, të paktën publikisht, qoftë për shkak të bojkotit të një pjese të mirë të elektoratit tradicional të PD-së ndaj kësaj kthese politike. Këtu shprehja e Lincoln, mënyra më e mirë për ta shkatërruar një armik është ta bësh mik, na hyn përsëri në punë. Megjithatë…duhet pritur për të parë a ishte dhe është miqësi kjo e Ramës me Bashën, fitore e Ramës duke e bërë armikun mik për ta shkatërruar, apo partneritet I një politike moderne, I frymëzuar nga Perëndimi…që do të prodhojë rezultate të tjera në muajt në vazhdim me argumentat e partneritetit për ta çuar më me shpejtësi Shqipërinë drejt Evropës, partneritetit për zhvillimin ekonomik apo paqes sociale.

Cilado qoftë, ka një situatë të re që kërkon përshtatje nga të gjithë lojtarët, nëse duan të vazhdojnë të jenë pjesë e lojës dhe të fitojnë. Ka mësime për të nxjerrë, veçanërisht nga klasa politike për të kuptuar mendësinë e elektorateve respektive dhe ndryshimet që kanë ndodhur në të. Nuk është më viti 1990, as 1992, as 1998, 2005, madje as 2013. Ka rrjedhur shumë ujë që atëherë dhe, edhe më shumë ujë pritet të rrjedhë. Fituesi do të jetë ai që do të arrijë të kuptojë cila do të jetë rrjedha në muajt dhe vitet që vijnë, ai që do të ketë vizionin për të kuptuar cili/cilët janë partnerët politikë që I duhen në këtë rrugëtim, dhe më kryesorja, ai që do të arrijë të kuptojë se disa kapituj në historinë politike të këtij vendi janë mbyllur! Qoftë për mirë, qoftë për keq!

 

Next Post
Rrëfehet gazetari shqiptar që e kapën me kokainë në Siçili: Pse e bëra!

Rrëfehet gazetari shqiptar që e kapën me kokainë në Siçili: Pse e bëra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In