Jeremy Menez ka debutuar në mënyrën më të keqe për klubin e tij të ri Bordeaux, në miqësoren ndaj Lorientit.Futbollisti u lëndua duke humbur një pjesë të veshit të tij.
“Jeremy Menezit i është prerë një pjesë e veshit gjatë ndeshjes ndaj Lorientit, duke shkaktuar largimin e tij në minutën e 77-të. Stafi mjekësor do të vendosë nëse duhet ta operojë lojtarin apo jo”, thuhet në njoftimin e klubit, citohet Koha. (b.an)