• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Menduam se ishin minj”…argumenti i punonjësve të bankës së vjedhur në ish- bllok

by Java News
11/08/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas arrestimit nga policia me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, Gjykata e Tiranës ka dhënë dje masën e sigurisë për dy punonjësit e bankës, Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për drejtorin e filialit, Gjonaj, ndërsa la në burg shefin e sigurisë së Bankës, Florian Skarra.

Ata u arrestuan një ditë më parë pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e Bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunë në orën 5 të mëgjesit.

Policia dhe prokuroria kanë ngritur dyshime të forta mbi dy persona që mund të jenë të imlikuar në këtë ngjarje, por po punon për identifikimin e tyre me prova konkrete.

Momenti i kapjes nga kamera së fytyrës të njërit prej grabitësve, do shërbejë për nisjen e verifikimeve të mëtejshme, për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe identifikuar grabitësit.

Menduan për lëvizje të minjve
Në të gjitha alarmet e rëna nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën, kur sipas hetuesve janë marrë paratë, pretendimi që kanë ngritur si Drejtori i bankës Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra, shef i sigurisë së filialit  është se pas kontrolleve nuk kanë konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë dhe kanë menduar se sinjali i alarmit binte nga ndonjë insekt i mbetur brenda degës ose lëvizje të minjve. Rezulton se në dy prej rasteve kur ka rënë alarmi, dy punonjësit Gjonaj dhe Skarra kanë hapur derën e kasafortës dhe kanë kqyrur pa u futur më në brendësi të dhomës se paratë ishin të palëvizura. Burime nga grupi hetimor, thanë se autorët kanë punuar me vegla pune, si daltë e çekiç, për të mos bërë zhurmë. Veglat e gjetura në vendin e ngjarjes, bishta cigaresh dhe shishe uji, janë dërguar për ekspertizë.

Pamjet filmike
Pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Filmimet e rregjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë. Sipas burimeve nga policia, në këto filmime njëra nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj. Aktualisht hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kameras.

“Në këtë drejtim po punohet shumë me ekspertë të laboratorit të policisë shkencore dhe oficerë të policisë kriminale, me qëllim identifikimin e këtij personi”- thanë burimet pranë grupit hetimor. Ndërkohë dyshime të forta janë ngritur prej hetuesve se në këtë ngjarje mund të ketë gisht ndonjë prej punonjës ose ish-punonjësve të bankës, që mund tu ketë dhënë iformacion grabitësve lidhur me koordinatat e sakta të vendodhjes së kasafortës së bankës në ish-bllok. /shqiptarja.com

Next Post

Një vjedhje e padëgjuar ndonjëherë, hajduti grabit në Kuçovë kazanin e rakisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

January 1, 2026
“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com