• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mendojnë se janë perëndi”, Vuçiç mbron “Ballkanin e Hapur” dhe sulmon BE! Mesazh nga Rama në panair

by A R
16/11/2023 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ndal sot në Panairin e Dytë Ndërkombëtar të Verës, “Wine Vision of the Open Balkans”, që zhvillohet në Beograd. Në ceremoninë hapëse ai shoqërohej nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, por ndryshe nga një vit më parë mungonte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Megjithatë Rama i është drejtuar të pranishmëve në Panair përmes një video-mesazhi ku shprehej: “Do të doja të kisha qenë me ju. Dëshiroj të përshëndes Presidentin e Malit të Zi në këtë nismë tonën”.

Sa i përket Vuçiç, ai nuk kishte se si të linte mënjanë diskursin politik dhe u ndal te “Ballkani i Hapur” duke vlerësuar nismën e përbashkët, pavarësisht se Ballkani Perëndimor është rikthyer edhe njëherë te procesi i Samitit të Berlinit.

Sipas tij “Ballkani i Hapur” ishte mënyra që vendet e rajonit zgjodhën për të shprehur shpirtin e tyre liridashës dhe dëshirën për të marrë vetë vendime të rëndësishme.

“Udhëheqësit mund të thonë gjithmonë çfarë të duan. Presionet nga jashtë janë të panumërta, nga ata që duan të sundojnë Ballkanin. Jam krenar që Serbia gjithmonë do që popujt ballkanikë ta menaxhojnë vetë fatin e tyre, se ata i kanë duart në timon dhe jo dikush tjetër. Çfarëdo që të vendosin të tjerët, është një ide historike që askush nuk do të jetë në gjendje ta thyejë dhe ta mposhtë. Në fund, kjo ide do të fitojë. A do të jetë vitin tjetër, në dy, pesë, 30… nuk ka rëndësi. Ajo që bëmë do të shkruhet në histori. Kur të shpjegojnë se nuk duhet ta bësh këtë, nuk e kuptojnë se sa po fyejnë shpirtin liridashës të të gjithë popujve të Ballkanit, që duan vetëm të jenë të tyret dhe asgjë më shumë. Dikush tjetër nuk duhet të vendos për ta se çfarë është e mirë dhe çfarë nuk është e mirë që nuk duhet të bësh”, tha presidenti serb.

Më tej Vuçiç ironizoi ndërkombëtarët duke thënë se “janë ata që na sjellin plane që duhet t’i pranojmë, sepse nuk jemi të mirë dhe pastaj shkulin flokët kur ne nuk i pranojmë”.

“Ata mendojnë se janë perëndi, se ne duhet t’i dëgjojmë se çfarë thonë me marrëveshjet”, shtoi Vuçiç.

Sakaq, Presidenti i Malit të Zi tha se “Ballkani është më i bukur kur është i hapur”.

“Mendoj se kjo mënyrë bashkëpunimi është gjëja më e mirë. Dhe sonte po i dërgojmë botës një foto. Vera është këtu për të na bashkuar, prandaj në emër të historisë së verës dhe të ardhmes sonë të përbashkët në verë, ju uroj të gjithëve më të mirat”, tha Milatoviç.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski mbrojti “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se ishte stimul i madh për ekonomitë e rajonit.

Duke renditur disa nga projektet e përbashkëta, ai deklaroi: “Së bashku po ecim drejt rrugës evropiane dhe këtë e bëmë të vetëm, pa na ndihmuar askush”.

/a.r

Next Post
Ish-prokurori: Rastet kur Beleri mund të fitojë një leje 48 orëshe për t’u betuar si kryebashkiak

Ish-prokurori: Rastet kur Beleri mund të fitojë një leje 48 orëshe për t’u betuar si kryebashkiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In