• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mendja kundër trupit, kjo aleancë e mrekullueshme

by S T
03/07/2024 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ornela Çuçi

Jeni aq të rinj sa ç’ndiheni, apo jo? Rëndesi nuk kanë vitet, por sa ndihesh…. Ky slogan i përhapur rëndom ndër ne, mund të jetë më shumë se thjesht një klishe. Në mënyrë shkencore të verifikuar tashmë, “ndjenja” – një gjendje mendore – mund të përcaktojë jo vetëm mirëqenien psikologjike, por edhe shëndetin fizik, përfshirë proceset natyrore të plakjes së trupit.

Ellen Langer, psikologe në Harvard, ka kaluar dekada duke testuar këtë hipotezë dhe ka arritur në disa përfundime interesante rreth lidhjes midis proceseve mendore dhe plakjes trupore. Për të bërë një punë të tillë për dekada të tëra, ajo është dashur të përqëndrohet në problemin “mendje-trup” – një pengesë filozofike dhe praktike për të kuptuar se si dyja bashkëveprojnë. “Le të harrojmë se si kalon nga njëra tek tjetra,” thotë ajo në një intervistë me CBS This Morning në 2014, “dhe në fakt t’i shohim ato thjesht si fjalë…. Kudo që po vendos mendjen, domosdoshmërisht po vendos trupin.”

Ajo teorizoi se çdo gjë që ndodh me njërën, do të ndikojë domosdoshmërisht edhe tjetrën. Në një eksperiment të vitit 1981, të quajtur “studimi kundër orës”, ajo dhe ekipi i saj kërkimor vendosën tetë burra në të shtatëdhjetat e vona në një manastir në New Hampshire, të konvertuar për t’i transportuar ata të gjithë në vitin 1959 kur ishin në kulmin e tyre të jetes. Mobilimi, dekorimi, lajmet, sportet, muzika, TV, filmat: çdo referencë kulturore datonte nga ajo periudhë. Nuk kishte pasqyra, vetëm foto të burrave në të njëzetat e tyre. Ata flisnin dhe vepronin sikur të kishin udhëtuar në kohë dhe ishin bërë më të rinj. Marlin Monroe pushtoi fantazite e tyre sërish.

Rezultatet ishin të jashtëzakonshme, pothuajse shumë të mira për të qenë të vërteta. “Në disa masa,” raportoi The New York Times në 2014, “ata performuan më mirë se një grup kontrolli që kishte ardhur më herët në manastir, por nuk kishte imagjinuar veten në lëkurën e vet të mëparshme, edhe pse u inkurajuan të kujtonin të shkuarën.” Pjesëmarrësit “kundër orës” “ishin më të lëvizshëm, treguan më shumë aftësi manuale dhe qëndronin më drejt…. Ndoshta më e pabesueshme, shikimi i tyre u përmirësua si dhe dëgjimi”. Duke pasur parasysh rezultatet e dukshme të mrekullueshme, madhësinë e vogël të mostrës dhe eksperimentin e pazakontë, Langer vendosi të mos publikonte në atë kohë, por vazhdoi të punonte në studime të ngjashme duke shqyrtuar se si mendja ndikon trupin.

Pastaj, pothuajse tridhjetë vjet më vonë, BBC e kontaktoi për të realizuar një rikrijim televiziv të eksperimentit të manastirit, “me gjashtë ish-VIP të moshuar si kavie”, të cilët u transportuan idealisht në periudhen e vitit 1975 me mjete të ngjashme. Yjet “dolën pas një jave po aq të rinj sa të eksperimentuarit e Langer-it në New Hampshire.”

Këto eksperimente dhe disa të tjera që Langer ka kryer gjatë viteve tregojnë fuqimisht se mosha kronologjike nuk është një orë lineare që na shtyn pashmangshëm drejt rënies. Ajo është, përkundrazi, një koleksion variablash që përfshijnë mirëqenien psikologjike dhe diçka të quajtur “ora epigenetike”, një mekanizëm që genetisti i UCLA-së, Steve Horvath, ka zbuluar që korrespondon drejtpërdrejt me procesin e plakjes dhe mund të na tregojë si ta ndryshojmë atë.

Por ndërsa Horvath ende nuk ka përgjigje për disa pyetje urgjente rreth mënyrës se si ndërveprojnë mekanizmat gjenetikë të caktuar, Langer i ka lënë mënjanë këto pyetje në favor të testimit të lidhjes mendje-trup në një seri eksperimentesh që angazhojnë të moshuarit – ose njerëzit me kushte specifike – në studime që sfidojnë mendjet e tyre. Duke krijuar iluzione si makineria e kohës së manastirit, Langer ka zbuluar se perceptimi ka një efekt të rëndësishëm në plakje. Nëse e perceptojmë veten më të rinj, më të shëndetshëm, më të aftë, më të gjallë,…

Next Post
Reshjet dhe ndikimi në bujqësi, lehtësohet procesi i vaditjes për një sërë kulturash bujqësore

Reshjet dhe ndikimi në bujqësi, lehtësohet procesi i vaditjes për një sërë kulturash bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In