Kryeministri Edi Rama ka nisur një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok.
Është një darkë pune për të koordinuar fushatën elektorale të 30 qershorit.
Mësohet se fushata elektorale do të nisë nga Tirana me një tubim elektoral që do të mbahet më 1 Qershor në ambientet e Parkut Olimpik ora 17:00.
Të parët që kanë mbërritur në vilën 31 ishin kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat Blendi Klosi e Ogerta Manastriliu.
Pjesë e kësaj darke pune është edhe i gjithë shtabi elektoral i PS përfshi edhe grupet e komunikimit.
/a.rada
Veretete Veretet Bashkia Gramsh Kryetari Klodian Tace PS Gramsh