• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Menaxhimi i COVID-19/ Studimi i “Forbes”: Si Shqipëria la pas shumë vende të mëdha, përfshi SHBA-Rusi

by Java News
11/06/2020 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, prestigjiozja “Forbes” publikoi një studim të detajuar mbi rrezikshmërinë e Covid-19 në 200 vende të botës. Studimi, i hartuar nga grupi “Deep Knowledge Group” pozicionon Shqipërinë në vendin e 88 në botë.Studimi merr në konsideratë 6 faktorë kyç, si efektshmëria e karantinës, efiuçenca e qeverisë në manaxhimin e krizës, gatishmëria e sistemit shëndetësor, monitorimi dhe zbulueshmëria, aspekti rajonal dhe gatishmëria për përballimin e emergjencave. Në total, janë 130 parametra, që analizohen dhe kategorizohen në secilin prej këtyre grupeve. Ajo që bie në sy është fakti që ndërsa të dhënat ekonomike penalizojnë Shqipërinë, në kategoritë që lidhen striktërisht me epideminë vendi ynë ka një vleresim veçanërisht të lartë.

Konkretisht, Shqipëria vlerësohet lart përsa i përket efikasitetit të karantinës (97 pikë) dhe efiçencës së qeverisë në manaxhimin e rrezikut (102 pikë).
http://analytics.dkv.global/covid-regional-assessment-200-regions/methodology.pdf Është shumë domethënëse që në këto dy tregues, Shqipëria vlerësohet më mirë se edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që fituan 96 pikë për efikasitetin e karantinës dhe 100 pikë për efiçencën e qeverisjes.

Vende të tjera të rëndësishme që Shqipëria lë pas në njërin apo të dy këto tregues janë: Rusia, Suedia, Brazili, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Argjentina, etj. Përsa i përket treguesit të gatishmërisë së sistemit shëndetësor për t’u përballur me epideminë, Shqipëria lë përsëri pas shumë vende të mëdha, si Turqia, Spanja, Meksika, India, Rumania, e përsëri prapë më mirë se Rusia dhe SHBA-të.

Megjithatë, renditja e Shqipërisë penalizohet në treguesit e tjerë që lidhen me nivelin e zhvillimit ekonomik, që me kalimin e fazës së parë të karantinës kanë marrë përparësi në këtë renditje.Vetë raporti shpjegon, tekstualisht: “Fillimisht, vendet që ditën t’i përgjigjeshin me shpejtësi krizës dhe kishin një nivel të lartë të përgatitjes për emergjencat civile u renditën më lart. Tanimë, janë vendet me ekonomitë më të forta ato që vlerësohen më mirë”. Kjo është arsyeja përse pas kalimit të fazës së parë të Covid-19, Shqipëria ka një pozicionim më të ulët. Faktorizimi i këtij aspekti bën që Shqipëria të humbë pikë kur krahasohet me vendet më të zhvilluara të botës. Në këtë pikëpamje, nuk është habi që dy vendet e vlerësuara si me rrezikshmërinë më të ulët në botë janë Zvicra dhe Gjermania, dy ekonomi të fuqishme.

Në fund, ka edhe një tjetër lajm të mirë për Shqipërinë. Sipas raportit, vendi ynë ndodhet në zonën më pak të rrezikuar të botës. Për momentin, zonat me më të ekspozuara nga Covidi janë Amerika e Jugut dhe Afrika Sub-Sahariane. https://www.dkv.global/covid-safety-assesment-200-regions

g.kosovari

Next Post
Nga ekranet e celularëve tek enët e qelqit/ Zbulohet koha se sa qëndron koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme

Nga ekranet e celularëve tek enët e qelqit/ Zbulohet koha se sa qëndron koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In