• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Menaxhimi i borxhit, nënshkruhet marrëveshja me Zvicrën

by Java News
03/09/2015 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria zviceriane do të financojë projektin për menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf, nënshkruan të enjten paradite marrëveshjen e financimit.

“Sot publikut i jepet garancia se do të kemi një analizë shumë më të thelluar e më të mirë”, deklaroi Cani.

Sipas tij, sistemi i borxhit aktual në Shqipëri e përmbushi qëllimin e vet. “Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos ketë sistemin më të avancuar”, vijoi Cani. Versioni numër 6 i programit të menaxhimit të borxhit dhe analizës financiare, DMFAS, synon mirëmenaxhimin e borxhit dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të tij.

Përmes këtij programi do të bëhet e mundur edhe një lidhje më e mirë e borxhit të brendshëm e atij të jashtëm, si dhe jep elemente më të qartë e te mirëstudiuar lidhur me risqet.

“Bashkë me sistemin, falë mbështetjes se qeverisë zviceriane, do të bëhet e mundur edhe kualifikimi i specialisteve”, u shpreh ministri Cani.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf, duke vënë theksin në faktin se shumë vende në rajon kanë në këto momente sfidë rritjen e borxhit publik, tha se del e nevojshme të mësojmë si të merremi më mirë me këtë çështje.

“Shqipëria ka nevojë për një kuadër të mirë për menaxhimin e borxhit në mënyrë solide me qëndrueshmëri afatgjatë, por edhe për t’iu përshtatur kushteve në ndryshim të mjedisit financiar”, theksoi ambasadori Graf.

Sipas tij, për të ndërtuar një sistem të mirë për të menaxhuar borxhin janë të rëndësishëm dy faktorë, database e borxhit publik, që është kushti kryesor për të marrë vendime edhe për portofolin e borxhit dhe së dyti, pas databasës, analizë e komponentëve që të drejtojnë portofolin e borxhit, rreziqet e të përshtaten ndryshimeve. Ai vuri në dukje se ky sistem lejon leximin e të dhënave edhe nga partnerë ndërkombëtarë.
Kontributi zvicerian për fuqizimin e kapaciteteve të menaxhimit të borxhit publik është rreth 450 mijë dollarë.

Next Post

Çezmat publike në kryeqytet, plas gallata në Facebook (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In