• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Menaxhimi i gomave të përdorura, qeveria miraton rregulla të reja

by A R
14/09/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për menaxhimin e gomave të përdorura dhe mbetjet e tyre.

Me këtë vendim, për herë të parë rregullohet nga Ministria e Mjedisit skema e ciklit që gomat e përdorura si mbetje duhet të ndjekin deri në fund të jetës së tyre. Vendimi rregullon vetëm ciklin e gomave të përdorura dhe mbetjeve të tyre që janë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij vendimi është jo vetëm plotësimi i kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të mbetjeve, si detyrim i nenit 41, të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, por edhe përcaktimi i rregullave dhe procedurave për menaxhimin e gomave të përdorura dhe mbetjeve të tyre.
Menaxhimi i mbetjeve nga gomat e përdorura nënkupton rregullat dhe kriteret që përfshijnë mbledhjen/grumbullimin, transportimin, ruajtjen/magazinimin dhe trajtimin e gomave të përdorura në mënyrë të tillë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe e mjedisit.

Ky vendim zbatohet për mbetjet e gomave të përdorura të mjeteve rrugore (ciklomotor, motomjete, automjete, trojlebuse, rimorkio, makina bujqësore, makina teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta), avionë dhe produkte të tjera të ngjashme, pas ciklit të jetës, të cilat zotëruesi i tyre i nxjerr nga puna ose kanë qëllim t’i heqin për shkak të dëmtimeve, fërkimit/gërryerjes ose arsye të tjera raporton Monitor.

Zotëruesi i gomave të përdorura i dorëzon pa pagesë gomat e përdorura te grumbulluesi dhe/ose te magazinuesi dhe/ose te trajtuesi i gomave të përdorura apo servisi në rast zëvendësimi me goma të reja.
Menaxhimi i gomave të përdorura kryhet nga persona fizikë apo juridikë, të pajisur me leje mjedisore.

Trajtuesi i gomave të përdorura dërgon, pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, informacion 1 herë/vit në lidhje me sasitë e gomave/mbetjeve të gomave të përdorura. Grumbulluesi, magazinuesi dhe trajtuesi i gomave/mbetjeve të gomave të përdorura janë të detyruar të mbajnë regjistrime ditore për sasitë e gomave të përdorura të mbledhura, të magazinuara dhe të trajtuara./a.m.

Next Post
VIDEO/ Xhensila siç nuk e keni parë…

VIDEO/ Xhensila siç nuk e keni parë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam marrë ftesë për tek “foltorja” e Salianjit”/ Kuçana: Nuk do shkoj

“Nuk ka më zgjedhje me Ramën”, Kuçana kërkon qeveri tranzitore për dalje nga kriza

December 25, 2025
Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

December 25, 2025
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro

December 25, 2025
Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com