• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Memorandum bashkëpunimi mes Dhomave Noteriale të Shqipërisë e Kosovës

by A R
11/03/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i mëtejshëm i lidhjeve në të gjitha fushat mes noterëve shqiptar dhe atyre kosovarë, i cili do t’i shërbejë edhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është synimi kryesor i memorandumit të bashkëpunimit nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e noterisë.

Memorandumi u bashkëfirmos në Ministrisë e Drejtësisë në Tiranë nga zj. Mimoza Sadushi dhe zj. Arbena SHEHU, reciprokisht Presidentet e Dhomave Kombëtare të Noterisë në të dy vendet tona, ndërsa të pranishëm gjatë kësaj ceremonia kanë qenë përfaqësues të lartë nga Ministritë e Drejtësisë së të dyja vendeve. Nënshkrimi i këtij memorandumi vendos në baza institucionale bashkëpunimin mes dy dhomave.

Të pranishmit kanë përshëndetur gjatë kësaj ceremonie faktin që mbështetës në këtë bashkëpunim janë edhe Ministritë e Drejtësisë por edhe Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, i cili përfaqësohej në këtë ceremoni nga z. Mishel Merlotti, drejtues i lartë i këtij Unioni.

Përmes këtij memorandumi, palët kanë për qëllim të vendosin një bashkëpunim të ndërsjelltë e të frutshmëm ndërmjet tyre, duke u anagazhuar ndërmarrjen e veprimeve konkrete lidhur me shkëmbimin profesional nëpërmjet formimit teknik – juridik e profesional, për të realizuar një  njohje reciproke të dispozitave që rregullojnë veprimtarinë noteriale në të dyja vendet si dhe redaktimin e akteve noteriale.

Gjithashtu palët angazhohen për organizimin dhe pjesëmarrjen në takime të përbashkëta për përmirësimin e punës në drejtim të përmbushjes së detyrimeve, që burojnë nga legjislacioni civil ne vendet dhe ligjet perkatese si dhe për ndërmarrjen e studimeve dhe projekteve të përbashkëta për përafrimin e praktikave, etj.

Në përfundim të ceremonisë, Dhoma Kombëtare e Noterisë së Shqipërisë njoftoi se në kuadër të konkretizimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi, ditën e nesërme rreth 60 noterë të Republikës së Kosovës do të trajnohen mbi disa çështje me rëndësi në fushën e jurisprudencës si, kontratat e kredisë, pasurive të paluajtshme, trashëgimisë dhe sipërmarrjes.

Next Post

Bashkia e Tiranës, apel tregtarëve të shfrytëzojnë tregjet ekzistuese (Harta)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In