• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meloni mund të jetë Kingmaker në BE; po Tirana ku është?

by Frrok Çupi
07/06/2024 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sot është dita e dytë e zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, në 21 shtete. Partitë e djathta pritet të fitojnë shumicë. Në krye të grupimit të të djathtës pritet të jetë Giorgio Meloni.

Të gjitha duken të qarta, po vallë BE çfarë do të jetë në vjeshtë?

Më shumë pyetja që na intereson është kjo e vendit tonë; ku do të jemi ne në ‘hartën e re politike’?

Do s’do, spiranca e institucioneve të reja të Eurpoës, thuajse është lidhur në Shqipëri. Këtë e konfirmoi edhe një herë Meloni, bashkë me Edi Ramën. Paradoksi: Një Europë e djathtë pritet që të marrë formë për shkak të emigracionit. Më parë se në Shëngjin, Meloni kishte udhëtuar në Afrikën e Veriut bashkë me Von der Leyen, dedikuar për punët e emigracionit.

Tirana pati gjithnjë vëmendjen dhe besimin reciprok me BE. Nga Von der Leyen, Charles Michel, Scholz e Macron dhe Rama. Një përzierje besimesh politike, por në fund të ‘pa fe’ para çështjeve jetike të kontinentit.

Duket sikur po shkruhet arketipi i vetë Giorgio Melonit:

Nisi si një makth kur fitoi zgjedhjet në krye të ‘Fratelli d’Italia’, një parti me rrënjë neofashiste. Por nuk doli aspak se ishte ‘mbretëreshë’ e së shkuarës. Meloni i la pa mend tw devotët e të djathtës ekstreme. Vizitën e parë jashtë Italisë e bëri në Bruksel, edhe pse ishte vendosur kundër bllokut. Akti i dytë që mahniti botën, sidomos djathtiste, ishte ndihma ndaj e Ukrainës në luftë kundër Rusisë. Kjo e dalloi nga Marine Le Pen e Francës dhe figura të tjera të ekstremit të djathtë që tradicionalisht kanë qenë miqësore me Moskën.

Fat i keq a i mirë, Meloni mban në bordin e anijes së saj djathtistë ekstremë si Orban apo Le Pen. Ajo ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur mundësinë e bashkëpunimit me disa parti radikale të djathta, të tilla si Tubimi Kombëtar i Le Pen, partia Holandeze e Lirisë së Geert Wilders ose FPÖ e Austrisë.

Megjithëse kudo në Eropë partitë e ekstremit të djathtë e kishin përshëndetur fitoren e Melonit, duke pritur që liderja e Romës të bashkohet me ta kundër institucioneve të Brukselit.

Kjo nuk ndodhi, ndodhi e kundërta. Kryeministrja e Italisë rezultoi të jetë një evropianiste konstruktive. Analistët theksuan se ‘Meloni është përcaktuar në një lojë të gjatë’. Liderja e Romës ka agjendën e interesave të Italisë.

Pas zgjedhjeve europiane, që ka të ngjarë të shohin dukshëm më shumë eurodeputetë nacional-konservatorë dhe të djathtë ekstremë në parlament, ndikimi i Melonit nuk do të jetë i cenuar, përkundrazi,  mund të jetë shumë më i madh. Edhe kundërshtarët e pranojnë se ajo ka luajtur me zgjuarsi. “Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin”, e cila është “qartësisht pro-evropiane”, ka thënë Von der Leyen.

Vëzhguesit thonë se nëse ajo mund të ndërtojë me sukses një urë midis konservatorëve të Evropës dhe të paktën një pjese të së djathtës së saj të fortë, Meloni mund të ndikojë në një ndryshim mjaft të fortë në drejtimin e BE-së, për çështje aq jetike si ndryshimi i klimës, zgjerimi dhe imigrimi, etj.

Jo vetëm në këtë pikë, te ‘emigracioni, zonja Meloni takohet me Shqipërinë, ku u realizua projekti model për zgjedhjen e çështjes së emigracionit.

Meloni do të përballet edhe me një çështje tjetër ‘shqiptare’ që i vjen nga Greqia. Çfarë do të bëjë me një Parlament Europian që shpall botërisht të vlefshëm një deputet (Beleri) i cili është dënuar nga ligji si kriminel i blerjes së votës?! Po BE si do të ballafaqohet me ‘Kalin e Trojës?’….Me siguri, zgjidhja do të jetë në të njëjtin stil të Melonit si me zgjidhjen e punëve të mëdha për të mos bashkëpunuar me ekstremistët në Europë.

Aj, që tani, ka marrë emërtimin si ‘kingmaker’ në Europë.

Next Post
Pyetet nga gazetarët për fatin e Martinajt, reagon Rrumbullaku: Kam një përgjigje! Lëri kolegët…!

'Për vrasjen në Dhërmi kemi prova shkencore', Rrumbullaku: Një polic mes të arrestuarve për trafikun e emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In