Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni ka falenderuar kreun e qeverisë Edi Rama për urimin pas marrjes së detyrës.
“Faleminderit Edi Rama. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim fat!”, shkruan Meloni në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, kryemnistri Edi Rama në urimin e tij për gruan e parë në historinë e Italisë si kryeministre shprehej se mes dy vendeve ka një miqësi e vjetër dhe vëllazërore, që gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet midis tyre.
/a.r