• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Melodi e re, avaz i vjetër”/ Deutsche Welle analizon vendimin e Kushtetueses: Zgjedhjet lokale 2019- të vlefshme apo do të përsëriten?

by
27/06/2021 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vjet pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019 Gjykata Kushtetuese merr vendim për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjykata Kushtetuese e përligji vendimin e saj për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë ose përsëritjen e këtyre zgjedhjeve si një “vendim të ndërmjetëm” që mbështetet në ndryshimet ligjore në kuadër të reformës në drejtësi.

Në një deklaratë zyrtare Gjykata Kushtetuese argumenton se vendimi saj që Komisioni i Venecias të jetë amicus curiae në shqyrtimin e kësaj çështjeje është e ndërmjetme pasi në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i kësaj gjykate, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

Amicus curiae – është një term ligjor nga latinishtja që përdoret për institucione ose individë të paanshëm në një ꞔështje të veçantë gjyqësore, që ofrojnë asistencë ndaj një gjykate me informacion dhe ekspertizë.

 

 

Deklarata vë në dukje që “Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecias, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës, që ka ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë”.

Melodi e re, avaz i vjetër

Vlefshmëria ose përsëritja e Lokaleve 2019 duket se bën pjesë në këto ꞔështje për faktin se në Shqipëri ndaj saj ka një ndjeshmëri të lartë politike. Çështja e Lokaleve 2019 u shfaq kur Presidenti Meta anuloi dekretin e tij presidencial për zhvillimin e tyre më 30 qershor 2019 dhe nxori dekretin për zhvillimin e tyre më 13 tetor të atij viti.

Anulimi i datës së Lokaleve 2019 nga Presidenti Meta u bë në kushtet kur opozita e drejtuar nga PD kishte dalë në shkurt nga Parlamenti dhe për pesë muaj, deri në qershor, kishte zhvilluar mbi 10 protesta për të rrëzuar qeverinë Rama. Ajo kishte deklaruar që nuk do të merrte pjesë në Zgjedhjet Lokale 2019 dhe kishte paralajmëruar mosbindje civile dhe trazira. Por zgjedhjet u zhvilluan në datën e dekretuar, më 30 qershor pa pjesëmarrjen e opozitës. Ato u fituan nga PS në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Komisioni i Venecias e dha opinionin e tij në tetor të vitit 2019 lidhur me dekretet presidenciale, kur atë ia kërkoi Parlamenti, që ndërmori nismën për shkarkimin e Presidentit Meta për “shkelje të Kushtetutës” si pasojë e dy dekreteve presidenciale, të përmendura më sipër.

“Anulimi i zgjedhjeve vendore mund të bëhet vetëm në kushtet e një situate emergjente, e madje dhe në një situatë të tillë nevojitet një bazë specifike ligjore. Bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe këto parti do të merrnin fuqinë për të penguar plotësisht çdo palë zgjedhje” u shprehën dy vjet më parë ekspertët e Komisionit të Venecias.

Por anulimi i datës së zgjedhjeve dhe dekreti për një datë tjetër përbënte sipas Komisionit të Venecias ”tejkalim të kompetencave kushtetuese nga Presidenti Meta, por jo një akt për shkarkimin e tij”.

Amicus curiae – distancim i GJK apo forcim besimi tek publiku?

Tani Gjykata Kushtetuese i kërkon përsëri opinion Komisionit të Venecias. Kësaj here për vlefshmërinë ose përsëritjen e Lokaleve 2019. Shoqata e Bashkive, një shoqatë jo qeveritare, e drejtuar nga Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës , e vetmja kryetare e PD, e mbetur në këtë post nga zgjedhjet lokale 2015, kërkon që Gjykata Kushtetuese të gjykojë Lokalet 2019 nëse janë të vlefshme apo të pavlefshme. Ky gjykim nuk mund të ndodhte më parë pasi Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale për shkak të mungesës së gjyqtarëve nga dalja e tyre jashtë sistemet prej vettingut.

Në mes të kësaj jave, (23.96) pas një seance gjyqësore prej nëntë orësh, Gjykata Kushteuese mori vendimin që t’i kërkohet Komisionit të Venecias të bëhet amicus curiae për këtë ꞔështje. Ky vendim u prit me kritika nga ekspertë dhe opinionistë të pavarur vendas. Sipas tyre një vendim i tillë është pasojë e distancimit të gjyqtarëve kushtetues nga përgjegjësia për të njohur ose jo vlefshmërinë e Lokaleve 2019. Por të tilla opinione kanë ngjallur shqetësimin e GJK.

Në deklaratën e saj zyrtare Gjykata Kushtetuese i quan qëndrimet dhe opinionet kritike “jo konstruktive, pasojë të keqinterpretimeve dhe keqinformimit”

“Çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga Gjykata Kushteuese” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj gjykate.

Kjo deklaratë thekson që “debatet jokonstruktive të ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës se besimit ndaj Gjykatës Kushtetuese, por, përkundrazi, mund të perceptohen si përpjekje për ta përfshirë GJK në debate me ngjyrime politike, të veshura me petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e GJK me themelin e ꞔçështjes, për të ndërhyrë në pavarësinë e saj,” thekson GJK në deklaratën e saj zyrtare.

Gjykata Kushtetuese vë në dukje “rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe shpreh besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur”.

Reagime nga presidenti Meta

Presidenti Meta ka reaguar pas vendimit të GJK për të kërkuar këshillën e Komisionit të Venecias duke postuar në median sociale një video ku i cilëson votimet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, votime moniste.

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019 shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm demokracinë, Kushtetutën dhe parimin themelor të ekzistencës së Evropës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Në video vihet në dukje që në 35 bashki u votua vetëm për një kandidat.

Gjykata Kushtetuese do të marrë edhe vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta, pas vendimit të Parlamentit në fillim të këtij muaji për ta shkarkuar atë për “shkelje të rënda të Kushtetutës, nxitje të dhunës duke u mbështetur tek partitë opozitare dhe cënim të marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë.”/DW/

/b.h

Next Post
FOTO/ Pamjet pak orë para ngjarjes së rëndë në Velipojë, vendi plot me pushues

FOTO/ Pamjet pak orë para ngjarjes së rëndë në Velipojë, vendi plot me pushues

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Gjykata kushtetuese e jone me mire te jete ne Venecia se kjo ketu kete avaz do ndjek

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In