Ekupazhi i fluturimit AZ4000, të premten e 12 shkurtit, teksa ishte në fazën e uljes në aeroportin e Meksikos, pasi ishte nisur nga Havana, vuri re një rreze lazer të gjelbër që u drejtohej avionëve në mbërritje. E ka bërë të ditur Alitalia në një komunikatë, duke treguar se komandanti Massimiliano Marselli njoftoi menjëherë kullën e kontrollit, ashtu siç është procedura në të tilla rasti. Kulla e kontrollit ka detyrën të njoftojë autoritetet kompetente.