• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meksikania nuse në Lushnjë, rrëfen historinë e bukur të dashurisë: Jetoj prej 3 vitesh në Shqipëri

by Java News
10/11/2022 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cynthia Vargas është vajza nga Meksika që la vendin e saj për të ndjekur dashurinë në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo tregoi më tepër për historinë e saj të bukur të njohjes dhe më pas ardhjes në Shqipëri për shkak të bashkëshortit.

Dashuria jonë ka nisur në Norvegji, jemi njohur si studentë, ai jetonte aty dhe unë për disa muaj. Jemi njohur përmes shoqërisë, në një darkë, kështu u dashuruam, Kishim disa muaj bashkë, kemi qëndruar një vit në distancë dhe para pandemisë kemi ardhur këtu dhe po qëndrojmë këtu.Në fillim flisnim më shumë spanjisht dhe anglisht dhe ndonjëherë shqip, por besoj që i kemi kulturat shumë afër. Nuk kemi tradita njësoj por vlerësojmë gjërat njësoj dhe kjo është e rëndësishme. Jemi shumë të lumtur këtu, jemi vendosur mirë sepse është një vend shumë i qetë, shumë i mirë për të jetuar dhe për një fillim bashkë” tha ajo.

Çifti nuk kanë bërë akoma një dasmë megjithatë kjo është në planet e tyre të afërta.

“Dasmë s’kemi bërë por kemi dëshirë, edhe meksikane edhe shqiptare. Kam qenë në një dasëm shqiptare dhe më pëlqeu shumë, është shumë e bukur” tregon ajo.

Cynthia jeton prej 3 vitesh në Shqipëri tashmë, sigurisht fillimet nuk kanë qenë të lehta, por ajo ndjehet mjaft mirë këtu.

Në fillim ishte pak e vështirë sepse nuk kisha shoqërinë, familjen por më pëlqente mënyra e jetesës këtu provova të bëja një biznes me punën me dorë dhe kam njohur artizanë nga e gjithë Shqipëria, më pas fillova punën ku jam tani në zyrë me një orë të caktuar. Është mirë sepse kam bërë më shumë shoqëri.

Ndërsa tregon pak edhe për marrëdhënien me familjen e bashkëshortit:

Në fillim më kanë mbajtur si vajzën e vet nuk më kanë konsideruar si nuse, dhe më kanë pranuar si vajzë. Kam një marrëdhënie shumë të bukur më mamanë e bashkëshortit, ajo kishte shumë dëshirë që unë të mësoja shqipen që të mund të flisnim.Ata janë familje për mua.

Ajo thotë se i pëlqen shumë ushqimet shqiptare sidomos gatimet e vjehrrës.

Ushqimet që gatuan vjehrra më pëlqejnë më shumë fasule dhe speca të mbushura, cdo gjë që gatuan është shumë e mirë.

Ndërsa ndjehet shumë e mikëpritur këtu, pasi shqiptarët janë kuriozë dhe e kanë pritur mirë edhe pse është një vajzë nga një kulturë tjetër. I pëlqen Lushnja, pasi prindërit e bashkëshortit janë atje, por zhvendosja në Tiranë ka bërë që të mos e vizitojë shpesh.

“Më pëlqen sepse është një vend shumë i qetë, njerëzit janë shumë të butë” tregon ajo.

/s.f

Next Post
Veliaj për mediat italiane në Romë: Europa është një destinacion brenda nesh; sot shqiptarët janë të lirë për të besuar

Veliaj për mediat italiane në Romë: Europa është një destinacion brenda nesh; sot shqiptarët janë të lirë për të besuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In