Sali Berisha e ka sjellë partinë në një pikë, që në gjendjen e opozitës sot qytetari s’mund të bindet nga asnjëra palë. Ishte ky konstatimi i gazetarit Ergys Mërtiri në një intervistë për Euronews Albania.
Ai theksoi se nuk e mbështet një bashkim të mundshëm mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të ndërtuar një opozitë të fortë dhe jo të përçarë.
“Unë mendoj që e keqja më e madhe e opozitës shqiptare është Sali Berisha. Pa u larguar Sali Berisha nuk ka zgjidhje opozita sepse s’mund të fitojë një njeri që është larguar me një milionë shuplaka duke u rikthyer pas përçarjes së brendshme, pasi ka vjellë e ka akuzuar njerëzit e vet me lloj-lloj të ndyrash, të bashkohet me ta, ndërkohë që është dhe vet non grata, kjo është pa sens,” – u shpreh Mërtiri.
Ai shtoi se nuk e bind as Lulzim Basha, por ndryshe nga Berisha, ai nuk mban fajet e 33 viteve në politikë, siç i mban Berisha./m.j