• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

by Artur Ajazi
26/01/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

I nxorri edhe kësaj here ata fakirë, ata fatzinj, ata njerëz që akoma e besojnë se “Saliu do ti shpjerë drejt pushtetit”. Tallje më të madhe nuk ka, hapur fare ditën me diell, dhe natën me hënë. U premton “pushtet, poste, ofiqe, para, toka, prona” dhe ata e besojnë. I josh me para xhepi për të ardhur në bulevard, dhe ata sërish e besojnë.

Në PD ka mbetur aktualisht vetëm pjesa më e indoktrinuar, e asaj partie, kanë mbetur vetëm ata që nuk duan punën, por duan rehatinë e dikurshme, kanë mbetur ata, që nuk duan ta paguajnë taksën, energjinë dhe ujin e pijshëm si dikur, kanë mbetur ata, që akoma nuk e besojnë se, Berisha e shpura e tij, kanë miliona, por e dinë se jetojnë “thjesht fare si popull”.

Dhe e gjithë kjo, ndodh në 2026, kur bota po zgjohet, kur demokracitë perëndimore po ecin shumë lart dhe shumë larg, kurse në Shqipëri ka akoma njerëz që besojnë tek “mrekullia e Faraonit të tyre”. Edhe në 24 Janar, ai u tall hapur fare me ata. I ftoi nga rrethet, u mbajti një fjalim shumë “prekës”, ua zbriti “Hënën në tokë”, dhe ata nisën të hedhin drejtim policisë dhe kryeministrisë molotovë. Vetë iku drejt selisë, madje thane se “uji me piper u drejtua drejt kryetarit të PD kastile për ta dëmtuar”.

U dha porosi “atje rrini, mos luani nga bulevardi, hidhni molotovë, se ne fituam pushtetin, Rama ja ka mbathur”. Eshtë mëkat të tallesh me njerëzit e tu, me mbështetësit e tu, me ata që të kanë qëndruar ty, besnik deri sot, dhe që shpresojnë akoma se “ti je yll në ngjitje, dhe se vetëm ti do ta rrëzosh Ramën”. Se si mund të rrëzohet Edi Rama, një kryeminister legjitim që ka fituar edhe në 11 Maj me shumicën e votave të shqiptareve, duke hedhur molotovë, dhe duke ecur përkrah milionereve të partisë, këtë vetëm Berisha e di. Se si mund të pretendosh akoma se “qeveria teknike do të na sjellë në pushtet”, dhe këtë t’jua thuash mbështetësve të tu, edhe pas 3 mandatesh në opozitë, këtë vetëm Berisha e di.

Por edhe, të tallesh dhe ti bësh “lolo” ata njerëz që fton për protestë, dhe të thuash se “jam kalorësi i vetëm që po luftoj korrupsionin dhe krimin”, kur shqiptaret e kanë të gjallë kujtesën qysh nga 1996 me piramidat, 1997 me vrasjet nga armët e depove të ushtrisë, apo me vrasjet e Gërdecit dhe 21 Janarit, këtë sërish vetëm Berisha e di. Dhe më kryesorja mbetet ajo që, edhe pse Berisha në anglisht po përpiqet ta nxijë vendin dhe qeverisjen e tij, duket se Edi Rama shton mbështetjen nderkombetare. Ndaj i them, boll u talle me ata njerëz, që lënë punët e veta, dhe marrin rrugën drejt Tiranës, për të dëgjuar fjalimin tend monoton.

Mos harxho frymë dhe para (megjithëse për ty investojnë biznesmenë nga diaspora, kështu deklaron Mul Noka) duke cfilitur ata hallexhinj, por merru seriozisht me partinë, dhe pergatitu seriozisht edhe për humbjen e rradhës në 2027.

 

Next Post
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Comments 1

  1. Vlora says:
    1 hour ago

    nivel militanti kafeneje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

January 26, 2026
Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

January 26, 2026
“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

January 26, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Merr fund arratia/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares. Nga ngjarja..

January 26, 2026
VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

January 26, 2026
Arben Frroku drejt lirisë, Haga refuzon ekstradimin në Shqipëri

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…

January 26, 2026
“S’ma ndjen për mender liderat e partisë”, shpërthen Murrizi: Nëse nuk është pjesë e pazarit, PD-ja duhet ta ankimojë vendimin e KAS-it

“Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”/ Takimet e Salianjit, Murrizi: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In