Aksioni i organeve ligjzbatuese në Manzë ishte temë e emisionit ‘Real Story’ këtë të enjte. Për analistin Skënder Minxhozi, anëtarët e MEK e vunë Shqipërinë përballë një sulmi që nuk e meritonte. Kjo pasi Irani hakeroi sistemet e shtetit shqiptar si hakmarrje e veprimeve të MEK ndaj Teheranit.
Duke folur në studion e Sokol Ballës, Minxhozi tha se nga ana tjetër qetësia e shtetit shqiptar nga frika se mos amerikanët reagonin, ishte një servilizëm i pakërkuar.
“Politika eshte term i gjere, rasti i MEK eshte me i shtyre. Keta kane hakeruar Irani dhe Irani na hakeroi ne, ky eshte problemi. Qetesia e shtetit shqiptar, nga frika se mos amerikanet thone gje, nje servilizem i pakerkuar.
Me rendesi eshte te priten hetimet e SPAK dhe ne baze te fatures qe provohet duhet te modelohet edhe roli zyrtar i shtetit.
Rasti me MEK eshte zgjidhur vite me pare, me marreveshje trepaleshe e cila u prish prej tyre. Na vune perballe nje sulmi qe nuk e meritonim. Sherri po behet, jo per t’i nxjerre nga kampi por per t’i ndaluar te bejne hakerime” – tha Skënder Minxhozi në ‘Real Story’.
/a.r