• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mehmet Kraja: Ju tregoj Fjalorin Enciklopedik të Kosovës

by Java News
24/10/2018 07:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeredaktori redaksisë së Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, akademik Mehmet Kraja, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me vërejtjet dhe reagimet e ndryshme rreth botimit në fjalë. Përmes këtij reagimi, Kraja pretendon të japë disa sqarime, siç potencon ai, mbi “akuzat, polemikat, të pavërtetat dhe të vërtetat e pathëna për këtë botim enciklopedik”.

“Fjalori Enciklopedik i Kosovës, duke qenë projekti i parë enciklopedik te ne, është njëkohësisht edhe botimi i parë që i nënshtrohet një shqyrtimi publik. Shqyrtimi dhe vlerësimi publik paraqitet i domosdoshëm, pavarësisht se nga fillimi kam qenë i vetëdijshëm se ai nuk do të jetë as parimor, as i kulturuar dhe as profesional. Profesional nuk mund të ishte, sepse dija enciklopedike te ne është shumë e mëngët, ndërkohë që atmosfera e ndotur politike dhe kulturore nuk e lë asnjë punë të peshohet me vlerën e saj.

Por, mbi të gjitha, Fjalori nuk kishte pse të mbante mbi vete krejt kritikat, pakënaqësitë dhe paragjykimet e opinionit për punën e Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës, aq më tepër kur tashmë është bërë e ditur se në hartimin Fjalorit e patën angazhimin më të madh bashkëpunëtorët e jashtëm, kryesisht profesorë universiteti, punëtorë institutesh, shkrimtarë, publicistë, njerëz të artit dhe të shkencës, që të gjithë ekspertë të njohur të fushave të tyre”, ka thënë Kraja në fillim të reagimit të tij.

Rexhep Qosja nuk aprovon fjalorin e Mehmet Krajës: Kundër kombit!

Ai thotë se është situatë paradoksale dhe groteske, që ekspertët e angazhuar në përpilimin e Fjalorit t’i nënshtrohen “një kritike joparimore, e cila i ngjan damkosjes publike, pse paskan bërë një punë me vlerë në organizim të Akademisë”.

“Ndërkaq, vërejtjet dhe kritikat e shqiptuara së fundi, duke qenë të paargumentuara, shpesh tendencioze dhe pa dije elementare janë nga më joparimoret që kam parë ndonjëherë në komunikimin publik.

Në shumë raste oponencë e Fjalorit janë bërë persona që nuk e kanë as idenë se çfarë është një fjalor enciklopedik, ose të nxitur nga pasione dhe pakënaqësi personale (partiake, ose klanore), kryesisht për shkak të mospërfshirjes, ndonëse ka shumë raste, kur kritikat shqiptohen pa e parë me sy Fjalorin, pa e hapur dhe pa e lexuar asnjë rresht prej tij. Kritikat e këtilla, kaq të papërgjegjshme dhe kaq tendencioze, janë krejtësisht pa vlerë dhe nuk besoj se mund t’i shërbejë ndonjë kauze”, thekson Kraja, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Masakra në ish- Bllok/ Komandoja Bilo: Pistoletën ja mora Redi Popeskut!

Masakra në ish- Bllok/ Komandoja Bilo: Pistoletën ja mora Redi Popeskut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

March 6, 2026
Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

March 6, 2026
Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

March 6, 2026
Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

March 6, 2026
Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In