Kreu i ushtrisë filipinase, Eduardo Ano, e prezantoi SHBA si aleaten numër një të vendit të tij dhe njoftoi një faze të re stërvitore ushtarake të përbashkët, pasi Rodrigo Duterte aspiron marrëdhënie më të ngushtë me Uashingtonin.
Presidenti filipinas premtoi javën e fundit një marrëdhënie miqësore me SHBA, që mesa duket po dëshmon nisjen e një kapitulli të ri.
Gjatë kthimit nga Havai, ku ai u takua javën e kaluar me admiralin Harry Harris, shefin e komandës amerikanë në Paqësor, gjeneralin Eduardo Ano, shef i Shtabit të Përgjithshëm filipinas, njoftoi sot se dy vendet kishin vendosur të intensifikonin manovrat e përbashkëta ushtarake në 2018, pas një reduktimi të shfaqur këtë vit.
«Presidenti u shpreh se dëshironte të tregohej më miqësor me SHBA. Ndërkohë do të kemi një marrëdhënie më të ngushtë dhe më tepër manovra të përbashkëta ushtarake », tha ai për median në Manila, përcjell Atsh.
‘’Ai pohoi se do të vijojë të bashkëpunojë me SHBA. Ata janë ende aleati ynë numër një”, shtoi. (b.an)