• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Megjithatë, Sali Berisha është gjunjëzuar nga Gazmend Bardhi me shokë

by Mero Baze
06/03/2024 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në debatin për emërimin e Gazmend Bardhit dhe Agron Gjekmarkaj nënkryetar të PD, nuk është më debat emërimi i tyre pa votë nga Berisha. Akoma më pak është debat në partinë e Berishës ndjekja e rregullave apo statuteve të partisë.

Paradoksalisht në këtë historinë e bashkimit të Gazmend Bardhit me të vetët, në PD e Berishës, po ta llogarisim me kriteret e Berishës, është Berisha ai që është poshtëruar dhe ka pranuar të gjunjëzohet tek Gazmend Bardhi. Madje emërimi pa votë i tij është një argument më shumë në këtë drejtim.
Debati i vetëm që ekziston mes Berishës dhe kundërshtarëve të tij, në gjithë historinë e tij politike ka qenë ai mposht apo e mposhtin kundërshtarët.

Ky debat ishte dhe me Lulzim Bashën. Sali Berisha mund t’ia merrte atij partinë me votë për 24 orë mjafton ti shkonte në Kuvend më 18 dhjetor dhe gjithçka merrte fund në mënyrë demokratike. Por Berisha nuk e ka parim ti nënshtrohet votës, por do ose të mund dhe poshtëroj ose ta mundësh.

Sali Berisha nuk po e mundte dot grupin përballë tij edhe pse përdori çdo mjet. Në fillim shantazhet verbale, fyerjet dhe poshtërimet ndaj Bashës dhe Gazmend Bardhit, pastaj dhunën e 8 janarit, pastaj gjyqet pa fund për vulë e logo dhe deri akuzat për vrasje .

Nuk ja doli dot. Lulzim Basha qëndroi në vend të vet, qoftë dhe pa bërë asgjë, ndërsa pjesa tjetër e grupit, filluan të bëjnë llogarit e tyre.

Dhe krye llogaria e tyre ishte se si të përdornin poshtërimin publik të Berishës, shkuarjen e tij ne fund dhe pafuqinë e tij për të marrë opozitën zyrtare, duke e detyruar të bënte atë që donin ata.

Dhe në fakt ja arritën.

Sali Berisha, është gjunjëzuar dhe ka pranuar pazarin e tyre duke i marr direkt nënkryetarë vetëm që të mos quhet i humbur në këtë betejë.

Reagimet e shumta që kanë ngjallur brenda grupit të Berishës këto emërime, vijnë më shumë nga fakti se atyre nuk u ka shkuar në mendje që Berisha mund të gjunjëzohet para atyre që e kanë poshtëruar dhe ti thërras drejt e në krye të vendit.

Kjo i dekurajon ata që qëndruan dhe luftuan kundër tyre, pasi tani duhet të kafshojnë gjuhën për çfarë kanë thënë kur ti dalin para nëpër korridore, pasi ata janë fituesit e vërtet të betejës me Berishën dhe jo ata që i dolën Berishës në krah qysh ditën e parë.

Dhe ky është një bilanc që Berisha nuk e fsheh dot. As e justifikon dot tek militantët e tij. Thjesht përpiqet ti gënjej duke u thënë që nuk kanë ardhur me votën tuaj, por me votën time dhe mund ti heq prap kur të dua.

  1. Është e besueshme se mund ta bëj atë, por nëse ka ndonjë ditë më të mirë pas kësaj. Por nuk besoj se do të ketë. Do të përpiqet të pranojë dhe poshtërime të tjera, pas kësaj.

Next Post
Sondazhi/ Skandali në Parlamentin Europian, 550 punonjës kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe psikologjike

Sondazhi/ Skandali në Parlamentin Europian, 550 punonjës kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe psikologjike

Comments 1

  1. Pabesije Hajdamatja says:
    2 years ago

    Andej nga Vuqidoli, kanë një shprehje :
    “KUR E HEDH SHURRËN PËRPJETË, AJO (shurra) TË BJE KRESË”.
    Kështu e pësoi edhe çuni serb i Shiqeres pij Vuqidoli.
    Osht tuj duru shurrën e vet, e për ma shum’, osht tuj pi kët shurrë, se e ka zënë verdhëza, dhe shurra vetjake, është ilaçi më i mirë për këtë sëmundje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In