• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Megaoperacioni në Shkodër me 16 të arrestuar, SPAK njoftim zyrtar, zbardhen detajet

by S T
17/07/2024 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Faktet kriminale për të cilin janë kryer hetime në këtë procedim penal kanë të bëjne me ngjarjen e datës 17.06.2022, ku gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vallas të Njësisë Administrative Oblike, nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e përshtatuara për shërbim të kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa, e cila pas peshimit rezultoi në total 112.55 kilogram. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe të varuara bimë të prera në proces tharje të pa ndara nga kërcelli me peshë 130 kg. Pra, në total lënda e thatë e gjetur në vendin e ngjarjes është 246.50 kilogram.

Fakti i dyte penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 12.10.2022, në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, ku Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ushtruar kontroll në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, konkretisht në banesën e shtetasi P. Gj. dhe vëllait R. Gj., si dhe në banesën tjetër të babait të tyre. Në banesën e parë është konstatuar një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës po punonin disa gra, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike në proces tharje me peshë 5. 955 kilogram, si dhe një sasi tjetër në gjendje të thatë me peshë 80.095 kilogram. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ishte 86.05 kilogramë.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 60, datë 13.07.2024, ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 10 shtetasve, si dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj dy shtetasve të tjerë.

Në datë 17.07.2024, nga ana e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Vendore të Policisë, Shkodër është bërë ekzekutimi i vendimit nr. 60, datë 13.07.2024, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masave të sigurimit për organizatorët dhe pjesëmarrësit në grup të struktuar kriminal, duke ekzekutuar 10 (dhjetë) masat e sigurimit arrest ne burg, për shtetasit D.H., A.U., A.T., H.T., S.D., I.D., B.L., E.S., A.D., A.P., të cilët janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu janë ekzekutuar 2 (dy) masa sigurimi “arrest në shtëpi”, për të pandehurit P.Gj. dhe R.Gj., të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Falenderojmë për bashkëpunimin gjithë insitucionet dhe strukturat e përfshira në këtë hetim si: Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Next Post
Akulloret me përbërës të rrezikshëm, reagon AKU, ja çfarë deklaron

Akulloret me përbërës të rrezikshëm, reagon AKU, ja çfarë deklaron

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In