• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mega-operacioni” i policisë/ 19 të arrestuar për drogë, mes tyre efektivë policie dhe vëllai i një kryebashkiaku të PS

by Ardit Rada
20/05/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 19 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisësë Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokuroria Rita Gjati, çoi në arrestimin e 19 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe “Kodra e Spaçit” në Munellë të Pukës.

Në dosjen hetimore evidentohet se mes të arrestuarve është dhe Arben Tuci, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit.  Arben Tuci, njihet nga policia si kontingjent kriminal në këtë zonë, kryesisht në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike. Albert ose Arben Tuci rezulton i dënuar me parë me 7 vite burgim për akuzën e “Trafikut të Narkotikëve”, dënim të cilin pasi e ka përfunduar është liruar. Në këtë dosje Arben Tuci besohet se luan rolin e gjetjes së klientëve për të blerë drogën.

Mes personave të tjerë të arrestuar janë Kreshnik Murataj, i cili besohet se së bashku me Shkëlqim Skaçin, ka qenë drejtuesi i këtij grupi kultivuesish, por jo financuesi i mbjelljes së hashashit. Në dosjes e prokurorisë thuhet se hetimet janë shtrirë tek disa persona që dyshoheshin si financuesit e këtij aktiviteti kriminal, por gjatë fazës hetimore nuk është arritur të gjenden prova dhe të dhëna për identifikimin e njerëzve financues. Mes të arrestuarve të tjerë është dhe Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Përgjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna nga Kruja, Arben Bejko nga Gjirokastra, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha dhe Rezart Tahiri.

/e.rr

Next Post
Akuzohet për “Falsifikim dokumentash”/ Shkarkohet gjyqtari i KPA, Luan Daçi

Akuzohet për "Falsifikim dokumentash"/ Shkarkohet gjyqtari i KPA, Luan Daçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

January 17, 2026
Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

January 17, 2026
Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

January 17, 2026
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Në fokus problematikat e bashkive”/ Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

January 17, 2026
Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In