• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu: Përfundimet e prokurorisë nuk janë vendim, gjykata jep vendim. Vetëm në kohën e Enverit s’kishte avokatë

by Java News
12/01/2023 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se shteti i së drejtës në Shqipëri nuk ekziston dhe njerëzve po u bëhet gjyqi në media.

Duke iu referuar rastit të fundit të arrestimit të sekretarit të Ministrisë së Financave, Mediu u shpreh se dokumentet hetimore stimulohen në media në vend që të prokuroria të merret me hetimin.

“Unë i kam në kurriz këto që them dhe gjysmë të vërtetat nuk janë gjithmonë të vërteta. S’e njoh Gjokutajn, kam njohur të atin që ka punuar në KQZ, por boll duke u sulur si hienat mbi kërmat. Kjo lloj lufte që po bëhet nuk i shërben asnjëherë transparencës.

Përfundimet e prokurorisë nuk janë vendim, gjykata jep vendim. Vetëm në kohën e Enverit s’kishte avokatë. Këtu nuk ka më as kod penal, as kod të procedurës penale, ka vetëm agjitacion dhe  propagandë”, tha Mediu.

Mediu tregoi se çfarë i tha prokurorit dhe çfarë firmosi sa i takon çështjes “Gërdeci”.

“Kur sjellja nuk është proceduriale padyshim është politike. Çfarë mbart në thelb kjo lloj politike, kjo vlen pastaj ta analizojë gjithsecili.

Ajo që unë dua të them është se ne duhet të vijmë te një moment si shoqëri kur ne si politikanë, të kuptojë një nocion shumë thelbësor në një shtet demokratik që është në raport me të drejtën, prezumimin e pafajësisë,” – u shpreh Mediu.

Ai tha se nuk ekziston asnjë shkresë e vetme komunikimi e tij, familjes apo stafit të tij me personazhet që merreshin me demontimin e municioneve në Gërdec.

Mediu u shpreh se 15 ditë përpara se të demontimi, autoritet më të larta ushtarake në këshillin e sigurisë kishin dhënë garancinë se Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.

“Ka dy qëndrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe 15 ditë para se të ndodhte demontimi nga autoritetet më të larta ushtarake të cilët thonë që Gërdeci funksiononte si farmaci ishte perfekt dhe i shtymë që të vazhdonin procesin.

Për më tepër 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, në një analizë për armatim-municionin në shtab është mbajtur një mbledhje me autoritetet të më larta ushtarake ku kryeinixhineri i Mjekësit ka kërkuar mbështetje për furën e Namës së Mjekësit dhe përgjigjja ka qenë: po të jetë për furrën e Namës unë e kam 100 herë më të mirë atë që ndodh në Gërdec”, tregoi Mediu.

 

Next Post
“Luizin e kam shok prej vitesh”/ Meridiani: Ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes!

"Luizin e kam shok prej vitesh"/ Meridiani: Ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In