• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu- OSBE-së: Pa qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të lira

by Java News
09/03/2017 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim delegacionin e misionit të OSBE-ODIHR, ardhur në Tiranë për të raportuar për zgjedhjet e qershorit 2017.

Gjatë këtij takimi që kryesohej nga Richard Lappin, zëvendëskryetar i Departamentit të Zgjedhjeve, Mediu bëri një panoramë të zgjeruar të situatës parazgjedhure, duke e cilësuar atë si mjaft të rëndë. Sipas tij, në disa raste KQZ, nëpërmjet veprimtarisë së saj, ka ndërmarrë veprime në kundërshti me Kodin zgjedhor. Në këto kushte, KQZ, tha ai, specifikisht shumica e anëtarëve të saj, që përfaqësojnë mazhorancën, është pozicionuar qartësisht në përputhje me interesat politike të mazhorancës.

“Këto rrethana kanë dëmtuar rëndë besimin në këtë institucion, si një institucion që nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. KQZ shpeshherë ka marrë vendime vetëm me 4 vota të këtyre anëtarëve, ndërkohë që Kodi Zgjedhor, e përcakton qartazi që për këto vendime duhet dakortësi me 5 vota”, tha kreu i PR.

Duke iu përgjigjur interesimit të delegacionit të OSBE-ODIHR, në lidhje me vazhdimësinë e protestës së opozitës, Mediu tha se opozita e bashkuar, ka vetëm një kërkesë të qartë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, me anë të një Reforme Zgjedhore të dakordësuar nga të gjitha palët, si dhe nën kujdesin e një qeveria teknike, që të ketë besimin e të gjithëve dhe të garantojë një proces të saktë për votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Pikërisht për këto arsye, u shpreh Mediu kërkohet largimi i Kryeministrit Rama nga Qeveria dhe hapjen rrugë të një qeverie teknike, të pranuar nga të gjithë faktorët.

Next Post
Haradinaj: I kam hequr avokatët, tani do të mbrohem vetë

Kuvendi Kosovës miraton rezolutën për lirimin pa kushte të Haradinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In