• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu ka gjetur zgjidhjen për përçarjen e PD në prag të zgjedhjeve: Nëse Berisha është dakord, kam emrat

by Java News
13/01/2023 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundi i vitit 2022 u duk si finalizimi i bashkimit të PD por 2023 i riktheu në pikën zero. Sherri u rihap me përjashtimin nga Alibeaj të  katër deputetëve nga grupi parlamentar.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në Ora News me gazetarin  Everes Dedaj thotë se energjitë duhet të kanalizohen për kandidatë të përbashkët.

Mediu: Kishte një premisë pozitive me atë që organizoi Mziu. Në atë takim kam parë një raport sa njerëzor dhe politik. Pas këtij takimi diskutuam si mund të procedojmë për të arritur te një kandidati konsensual. Është më emergjente se çdo gjë tjetër. Dalja e opozitës me më shumë se një kandidat krijon kosto të cilat mund të çojnë në humbje. Humbjet e bashkive që ne pretendojmë se do të fitohen krijojnë po ashtu një premisë negative për zgjedhjet parlamentare.

Një bashki e fituar krijon shanse më të mira për të fituar më shumë mandate deputetësh. Qëndrimi i njëanshëm krijon probleme, nuk zgjidh probleme. Duhet konsensus, në radhë të parë rreth kandidaturave. Primaret kanë qenë brenda PD, kandidatët duhet të kapë ndjesinë e një spektri shumë më të gjerë. E dyta, dalja e PD me logon e vet. PD duhet të dalë vetëm me listën e këshilltarëve, PD vetë, PL vetë.

Sipas tij grupet në PD duhet të shohin përtej vetes.

Mediu: Ka arritur në një lloj gjuhe urrejtje dhe moskuptimi dhe mungesë etike që nuk duhet të ndodhë brenda një shtëpie. Pushteti duhet të jetë sekondar, shteti duhet të jetë primar.

Zgjidhje do të ishte edhe një këshill të urtësh, për të cilin i ka gati emrat.

Mediu: Sapo më dhatë një ide për zgjidhje. Nëse Berisha në dakordësi me pjesën tjetër do të zgjidhte disa njerëz të urtë për të zgjidhur këtë çështje, unë do të jepja dhe disa emra. Në këtë proces të paqtimit me rregulla normale duhet të jetë zoti Mustafaj, Bode, Tafaj, Rexhep Uka.

U duhet dhënë autoriteti për të negociuar në një platformë që mund të çojë në një zgjidhje. PD nuk është as kjo që është sot, as ajo që ka qenë dje, është një histori 30 vjeçare. Ka nevojë për një grup njerëzish të urtë që të angazhohen në këtë proces.Po të ulemi pa paragjykim pa thënë ky është i shitur, ky është i blerë, mund të bashkërendojnë qëndrimet që i vlejnë shoqërisë shqiptare.

Aleat historik i PD, Mediu tha se përkundër këtij debati nuk ka pasur asnjëherë pikëpyetje për marrëdhënien me këtë parti.

Mediu: Jo, nuk kam qenë asnjëherë në pikëpyetje. Partia Demokratike dhe Partia Republikane pothuajse janë bërë një. Qëndrimi veç ka qenë edhe për interesa elektorale, kanë qenë si dy enë komunikuese. Ekzistenca e partive politike nuk është vetëm te idetë por edhe te suksesi elektoral.

Mediu gjithashtu vë theksin te forcimi i marrëdhënieve të PD me PPE dhe IDU.

Mediu: Është shumë e rëndësishme që PD në raportin që ka me PPE dhe IDU, të ndërtojë një narrativë të qenësishme dhe ta kthejë në partner si në proceset elektorale dhe në proceset politike dhe të bashkimit. Asnjë nuk do të bëhet pjesë e sherrit.

/s.f

 

Next Post
Napoli “shkatërron” Juventusin 5-1, “Zonja e Vjetër” kishte 8 ndeshje në Seria A pa pësuar asnjë gol

Napoli "shkatërron" Juventusin 5-1, "Zonja e Vjetër" kishte 8 ndeshje në Seria A pa pësuar asnjë gol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com