• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu e Delijorgji, dy miqtë e “Gërdecit” të përçarë: Show para GJKKO dhe familjes së viktimave

by Java News
28/03/2024 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqi i djeshëm për tragjedinë e Gërdecit na zbuloi një zhvillim të madh, që kaloi thuajse pa u ndjerë; përçarjen e dy emrave kryesorë të çështjes Gërdeci, e cila po rigjykohet në GJKKO, Fatmir Mediu dhe Mihail Delijorgji. Pas pothuajse 3 vitesh nga rihapja e dosjes së Gërdecit, ku Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, biznesmeni Mihal Delijorgji u kërkua me ngulm nga SPAK që të dëshmonte. Por kushdo që priste që Delijorgji të fliste për ngjarjet e 15 marsit 2008, u zhgënjye. Biznesmeni që dikur e quajti Gërdecin një sabotazh e jo një aksident, kësaj here qepi gojën dhe i veshur si James Bond, doli nga dyert pa folur asnjë fjalë.

Ajo që nuk u kuptua, ishte zhgënjimi i Fatmir Mediut. Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi shpërthimi indirekt iu referua Delijorgjit kur tha se “dëshmitarët që thirren nuk ndihmojnë procesin”. Edhe pse fshehu emrin, ai nuk fshehu dot irritimin.

“Vazhdon një lloj gjyqi që qartësisht Prokuroria me dëshmitarët e vetë nuk po japin asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e Prokurorisë vazhdojnë dhe mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur, e kjo nuk e ndihmon aspak procesin.

Aq më tepër kur janë njerëz që kanë ekzekutuar, kanë qene kontraktor apo kanë bërë vendimet sa i përket demontimit në Gërdec. Në të gjithë këtë proces, mospërgjigjia e tyre tregon se Prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte për të vërtetën,”-tha Mediu jashtë ambienteve të GJKKO-së.

Edhe pse foli me zë e figurë ishte pak i paqartë. Çfarë priste konkretisht Mediu nga Delijorgji? Çfarë di Delijorgji që e di edhe Mediu, por vetë nuk e thotë dot dhe rolin e rrëfimtarit ia ka lënë biznesmenit dikur mik për këtë çështje? Dhe këtu është sërish fabula që Delijorgji mbrohej dikur në media. Gërdeci ishte sabotazh. Këtë tha edhe Mediu, në një mbrojtje të habitshme për dëshmitarin që “qepi” gojën dhe nuk foli në proces.

Ky është edhe shpjegimi i irritimit. Duke qenë se Delijorgji nuk e hapi gojën më për këtë çështje, Mediu, i cili ende nuk ka folur vetë, pasi po pret të dëgjojë çfarë do të thonë të gjithë para tij. Disa javë më parë, ai përmendi teorinë e sabotazhit në një dalje të tij televizive duke u shprehur se Gërdecin e ka bërë ose Shërbimi Inteligjent Maqedonas, ose presidenti rus, Vladimir Putin.

”Ne nuk jetonim në një pranverë anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë pa dyshim që kishte kundërshtarët e vetë, qoftë fqinj, qoftë interesa që nga pikëpamja gjeopolitike, nuk janë për zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Këtë e ka bërë të qartë Putini në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që ka thënë që Ballkani është backyard i Rusisë dhe ne nuk lejojmë zgjerimin. Ne kemi pasur një paralajmërim kur unë kam qenë në Bruksel së bashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që ne duhet të kishim vëmedje për ngjarje të jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës për anëtarësim. Drejtori i SHISH ka sjellë disa fakte, të cilat nuk e devijojnë hetimin, por nga pikëpamja e një shteti serioz patjetër që duhet analizuar, jo nga gjykata por nga strukturat e sigurisë që marrin gjithë informacionin e inteligjencës për të dalë në një përfundim. Këto info nuk u analizuan asnjëherë. Unë i kërkoj dhe më thonë që i kemi konfidenciale. Dhe po e them konkretisht për kreun e Shërbimeve Inteligjente maqedonase, që është ai që ka krijuar atë situatë në Kumanovë, që ka pas dorë në këtë proces, atëherë le ta analizojmë, nëse ka pasur ndërhyrje apo jo. Nuk i kam thënë unë keto, janë pjesë e dokumentacioneve që janë në Këshillin e Sigurimit”, tha Mediu.

Pjesë nga intervista e Delijorgjit në vitin 2013 kur u lirua nga burgu: 

Ke hedhur shumë dyshime se shpërthimi s’ka qenë një gabim njerëzor por një sabotazh, i cili deri tani nuk është provuar…

Delijorgji: Nuk është provuar, se nuk është hetuar. Dhe këtë mos ma bëj mua pyetjen, por prokurorisë dhe do të jap edhe argumentet. Sepse nuk është hetuar fare. Do i qëndroj kësaj dhe në një moment do dalë e vërteta sepse karrocë nuk është salduar fare atë ditë. Dhe nuk e them unë këtë. E thonë vetë këtë madje edhe njerëzit e Qemal Deliut. Dhe ne kërkuam të bëhet eksperimenti i karrocës që të gjendet shkaku. Dhe kjo nuk qëndron.Qindra eksperimente të bësh dhe nuk qëndron kjo pistë… Ai erdhi tha nga saldimi kur vetë roja thotë që nuk ka ndodhur. Ata thonë se erdhi gjysëm ore para. Gjysmë ore para, kape po deshe me dorë, e jo më të marrë baruti që kërkon 180-190 gradë të ndizet. Prandaj nuk qëndron.

Po pse qëndron si sabotazh për ty dhe Fatmir Mediun? Se ju të dy pretendoni këtë gjë?

Delijorgji: Nuk e di për Fatmir Mediun, atë mund ta pyesësh vetë. Dhe ku bazohem unë. Duhet të gjejmë arsyet. Për të marrë vetë nuk merr. Dhe po të shikosh edhe ekspertizën që bënë amerikanët nuk thonë se erdhi nga kjo, thonë 5-6 variante… Sabotazh është sepse në këtë moment me ç’a ka dalë në gjyq, kanë dalë e kanë thënë se me hyrjen e Shqipërisë në NATO… E kanë thënë ushtarakët në gjyq që na kanë paralajmëruar një javë më parë që të ketë kujdes. Plus nga shpërthimi i barutit nuk ka mundësi që të ketë një shpërthim që të shkojë deri te baruti në distancë 500 metra. Mund të ketë pasur sabotator nga brenda.

Është pikërisht ky version i deklaruar publikisht për gazetaren Anila Basha në vitin 2013 nga Mihal Delijorgji, sinjali që Fatmir Mediu priste dje nga Delijorgji në GJKKO. Por për arsye që askush nuk i di, Delijorgji nuk ka folur dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim, qoftë edhe për këtë variant. ZËRIka tentuar të kontaktojë zotin Delijorgji në të gjitha rrugët, por pa sukses.

Tashmë jemi edhe pak më të qartë, se përse Mediu u irritua, e përse Delijorgji heshti. Nëse versioni i sabotazhit do të hidhej në GJKKO, Delijorgji rrezikon dënim për dëshmi të rreme, ndërkohë që Mediut i duhet të shpikë një armik imagjinar.

Por në këtë betejë është i vetëm. Edhe Delijorgji e ka braktisur. Kjo solli zhgënjimin e Mediut që dje më shumë se kurrë e kuptoi që duhet të përballet i vetëm me tragjedinë që ka shkaktuar në kohën kur ky biznes zhvillohej me bekimin dhe organizimin shtetëror në Gërdec. Më e mirë që mund të bëjë është që përveç kërkesës për falje, të pranojë edhe fajësinë, për t’u dhuruar prehjen në paqe viktimave./ZËRI

Next Post
“Ethet” e 11 dhjetorit/ Do të formojnë parti të re Berisha e Meta, nëse Basha s’largohet?!

PL, jo më ‘çati’ e Foltores dhe demokratëve? Ish kreu i PD: I bën nder Berishës dhe Bashës nëse shkëputet…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In